• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TURQIA I KËRKON SI TERRORISTË/ Suedia bllokon ekstradimin e dy turqve
Home
Nderkombetare

TURQIA I KËRKON SI TERRORISTË/ Suedia bllokon ekstradimin e dy turqve

13 July, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Gjykata e lartë e Suedisë bllokoi të enjten ekstradimin e dy turqve, për të cilët Ankaraja thotë se janë pjesë e një grupi terrorist. Vendimi ka gjasa të ndërlikojë përpjekjet e Stokholmit për t’u anëtarësuar në NATO vetëm disa ditë pasi Turqia hoqi pengesat ndaj anëtarësimit të Suedisë.

Suedia dhe Finlanda bënë kërkesën vitin e kaluar për anëtarësim në NATO pas fillimit të agresionit rus ndaj Ukrainës, duke hequr dorë nga politikat e mosangazhimit ushtarak që kishin zbatuar gjatë Luftës së Ftohtë.

Turqia kishte frenuar ratifikimin e kërkesës së Suedisë për anëtarësim në aleancë. Ankaraja e akuzon Stokholmin se po bën shumë pak për të trajtuar shqetësimet e Turqisë lidhur me individët që i cilëson si terroristë, ndërsa ekstradimi i tyre përbën pikën kyçe.

Megjithatë, pas disa muajsh zvarritjesh, Presidenti Tajip Erdogan ra dakord të hënën që ta shqyrtojë në parlamentin turk kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO.

Turqia kërkon ekstradimin nga Suedia të dy shtetasve turq nën akuzën se janë pjesë e lëvizjes Gylen, të cilën e cilëson si organizatë terroriste. Turqia thotë se kleriku që jeton në SHBA, Fethullah Gulen qëndron pas një tentative për grusht shteti në vitin 2016.

Qeveria e Suedisë vendos për kërkesat për ekstradim dhe ka fjalën e fundit. Por Gjykata e Lartë e vendit tha se kishte pengesa ligjore lidhur me kërkesën e Turqisë në këtë rast.

“Është një lloj deklarate këshillimore nga Gjykata e Lartë, por nëse Gjykata e Lartë tha se ekstradimi nuk mund të ndodhë sepse ka sfida ligjore që e kundërshtojnë atë, qeveria nuk lejohet ta ekstradojë personin”, tha gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Cecilia. Renfors, për agjencinë e lajmeve Reuters.

Gjykata tha në një deklaratë se sipas pikëpamjeve të Turqisë, dy individët kryen një akt kriminal duke iu bashkuar lëvizjes Gylen përmes një aplikacioni në telefon të përdorur nga anëtarët e saj.

Sipas ligjit suedez, këto veprime nuk janë të barasvlefshme me pjesëmarrjen në një organizatë terroriste, tha gjykata, duke shtuar se ekstradimi duhet të bazohet në veprime që përbëjnë një krim si në Suedi ashtu edhe në Turqi. Një tjetër pengesë është se dy individët në fjalë rrezikojnë persekutimin në Turqi, tha gjykata.

Qindra njerëz u burgosën në Turqi pas përpjekjes për grusht shteti në vitin 2016 bazuar në provat se ata kishin shkarkuar aplikacionin në telefonin e tyre. Deri në momentet e publikimit të këtij lajmi nuk pati komente nga diplomacia turke.

PREMTIMET
Presidenti Erdogan tha të hënën se do t’ia përcjellë parlamentit kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO kur të fillojë punimet në tetor, por se Ankaraja ende pret të shohë disa hapa konkretë kundër terrorizmit nga Stokholmi, ku ekstradimet kanë prioritet.

Në një intervistë të publikuar nga mediat turke të enjten, Presidenti Erdogan tha se i takon parlamentit të ndjekë hapat që do të ndërmarrë Suedia dhe të marrë një vendim bazuar në interesat e Turqisë.

“Hapat konkretë në lidhje me premtimet që u bënë përfshijnë kryesisht dhënien fund të aktiviteteve të organizatave terroriste në vendet në fjalë dhe riatdhesimin e terroristëve”, citohet të ketë thënë ai.

Zoti Erdogan tha se pret që vendet e Bashkimit Evropian të ndërmarrin disa hapa në përditësimin e një bashkimi doganor dhe udhëtimin pa viza, dhe vendet e NATO-s të heqin kufizimet për shitjen e armëve Turqisë.

“Si rezultat i përpjekjeve pozitive që shohim nga Bashkimi Evropian, do të fillojmë punën për zbatimin e premtimeve që kemi bërë… Nga tani do të veprojmë në bazë të përmbushjes së premtimeve të bëra”, tha ai./VOA/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Një tjetër viktimë në plazhet shqiptare, humb jetën pushuesi në Kavajë
Previous article TEMPERATURA PËRVËLUESE/ Greqia merr masa

s.autor

Postime të ngjashme

TEMPERATURA EKSTREME NË EVROPË/ Qytetet 'përpëliten' nën valën e të nxehtit! Termometri shënon mbi 40 gradë Celsius Botë

TEMPERATURA EKSTREME NË EVROPË/ Qytetet 'përpëliten' nën valën e të nxehtit! Termometri shënon mbi 40 gradë Celsius

MREKULLI PAS TËRMETIT NË VENEZUELË/ 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat pas 3 ditësh! Mbi 1.400 viktima dhe mijëra të plagosur Botë

MREKULLI PAS TËRMETIT NË VENEZUELË/ 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat pas 3 ditësh! Mbi 1.400 viktima dhe mijëra të plagosur

BILANCI TRAGJIK RËNDOHET NË VENEZUELË/ 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur Botë

BILANCI TRAGJIK RËNDOHET NË VENEZUELË/ 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT