• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Turqia feston 94-vjetorin e shpalljes së Republikës, ja detaje nga ceremonia
Home
Botë

Turqia feston 94-vjetorin e shpalljes së Republikës, ja detaje nga ceremonia

29 October, 2017 Q.Autor Botë

Erdoğan është shprehur gjatë ceremonisë se “Shpirti që i dha jetën Republikës sonë, që kurorëzonte luftën tonë të pavarësisë me fitoren, sot po qëndron ende në këmbë ashtu si 94 vjet më parë”

Sot Turqia shënon 94-vjetorin e shpalljes së Republikës, ku me këtë rast drejtues të lartë të shtetit kanë vizituar mauzoleun (Anıtkabir) të Ataturkut.

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan ka vendosur kurorë me lule në mauzoleun dhe më pas është kënduar himni kombëtar. Të pranishëm në ceremoni kanë qenë edhe Kryetari i Parlamentit të Turqisë, İsmail Kahraman, Kryeministri Binali Yıldırım, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Gjeneral Hulusi Akar, anëtarë të Këshillit të Ministrave, kryetari i partisë CHP, Kemal Kılıçdaroğlu, kryetari i partisë MHP, Devlet Bahçeli dhe zyrtarë të tjerë.

Presidenti Erdoğan është shprehur gjatë ceremonisë se “Shpirti që i dha jetën Republikës sonë, që kurorëzonte luftën tonë të pavarësisë me fitoren, sot po qëndron ende në këmbë ashtu si 94 vjet më parë. Rezistenca e lavdishme e cila në histori është shënuar si saga historike ’15 korriku’ është formësimi këtij shpirti dhe vullneti të përhapur në të gjithë sipërfaqen e vendit.”

Më pas Erdoğan në librin e shënimeve në mauzoleun ka shkruar: “I dashur Ataturk, ne me një entuziazëm të thellë po festojmë 94-vjetorin e Republikës së shtetit tonë të fundit të cilin e kemi duke paguar një çmim të rëndë. Republika e Turqisë të cilën ju na e keni lënë amanet është e mbushur plot me sakrifica në çdo fazë të saj dhe është një vepër e një lufte të ashpër.

Lufta jonë e Pavarësisë e kurorëzuar me fitore dhe e cila i jep jetë Republikës sonë qëndron ende në këmbë ashtu sikurse 94 vite më parë. Rezistenca e lavdishme e cila në histori është shënuar si saga historike ’15 korriku’ është formësimi këtij shpirti dhe vullneti të përhapur në të gjithë sipërfaqen e vendit. Teksa festojmë 94-vjetorin e themelimit të Republikës sonë përkujtojmë me nder kryesisht ju dhe shokët tuaj të luftës si dhe të gjithë veteranët tanë, si dhe urojmë që mëshira e Allahut të jetë mbi dëshmorët tanë. Gëzuar Ditën e Republikës.”

Pas ceremonisë, kanë vazhduar aktivitete të tjera, ku mauzoleu është i hapur për vizita edhe për qytetarët.

Çdo vit, Turqia shënon më 29 tetor Ditën e Republikës, pasi në vitin 1923 u shpall Republika e Turqisë. (Anadolu Agency)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Neymar rikthehet në Barcelonë, bashkohet me Messin dhe Suarez
Previous article Xhelal Mziu tregohet 'xhentil', takim me vajzat e Miss Globe 2018

Q.Autor

Postime të ngjashme

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT