• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Turqia e ashpër me BE-në, i kujton Rusinë: Ju kemi pritur 60 vjet, por…
Home
Nderkombetare

Turqia e ashpër me BE-në, i kujton Rusinë: Ju kemi pritur 60 vjet, por…

26 April, 2018 Redaktor2 Botë, Nderkombetare

Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, deklaroi se vendi i tij do t’i vazhdojë aspiratat për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE) dhe se fakti që Turqia ka marrëdhënie të mira me Rusinë nuk do të thotë se ato janë alternativë ndaj Evropës, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne do të vazhdojmë vendosmërinë tonë për anëtarësim në BE. Fakti që kemi marrëdhënie të zhvilluara me Rusinë nuk do të thotë se është një alternativë ndaj Evropës. Marrëdhëniet Turqi-Rusi janë të nevojshme edhe për sigurinë e Evropës. Evropa nuk mund ta përjashtojë Rusinë. Eurazia duhet të jetë një qendër gjeografike e paqes”, tha Yıldırım në Nueva Economia Forum që po mbahet në kryeqytetin spanjoll Madrid.

Kryeministri turk bëri të ditur se nuk bëhet fjalë për ndonjë shkëputje nga Evropa.

“Ne jemi anëtare e NATO-s. Jemi një vend që kemi pritur BE-në më shumë se 60 vite. Ndërkohë, gjithkush që erdhi pas nesh ka hyrë. Ndaj Turqisë ka një qasje ideologjike”, theksoi Yıldırım.

Ndërkaq, në lidhje me krizën e emigrantëve në Mesdhe, Yıldırım tha se Turqia dëshiron që “Mesdheu të mos jetë deti ku shuhen çdo ditë jetët e qindra fëmijëve dhe njerëzve”.

“Ne dëdhirojmë që ai të jetë deti i mirëqenies, paqes dhe miqësisë. Për këtë çështje, Spanja dhe Turqia kanë një përgjegjësi shumë të madhe”, shtoi Yıldırım.

– “Ne nuk jemi shkaktarët, por po paguajmë koston”

Më tej, kryeministri Yıldırım tha se problemi i Sirisë nuk mund të zgjidhet duke ndërtuar mure, por duke shpeshtuar hyrjet dhe daljet nëpër kufij.

“Shkaktarët e problemit, apo fillestarët e këtij problemi në Siri, nuk jemi ne, por ne jemi ata që po i vuajmë nga ai dhe po paguajmë koston e tij”, deklaroi Yıldırım.

Kryeministri Yıldırım adresoi edhe qëndrimin e disa vendeve të Evropës ndaj anëtarëve të organizatës terroriste FETO.

“Këto fjalë nuk janë për Spanjën, por për disa miq tanë evropianë, të cilët, fatkeqësisht, i ofrojnë hapësirë pa masë organziatës terroriste FETÖ dhe pikëllojnë Turqinë. Nga pikëpamja e të ardhmes së Bashkimit Evropian, nuk është një gjë e mençur pikëllimi i një aleati të madh si Turqia. Ofrimi i tepërt i hapësirës për rrymat radikale do të jetë kërcënimi më i madh për Evropën”, tha Yıldırım.

Lidhur me luftën kundër organizatës terroriste DEASH, Yıldırım theksoi se kjo organizatë është problem i përbashkët i vendeve dhe se në këtë çështje duhet të luftojnë së bashku.

Yıldırım rikujtoi se Turqia me operacionin “Mburoja e Eufratit” ka neutralizuar e vetme 3.800 anëtarë të DEASH-it në rajonet Jarabulus, Azez dhe Al-Bab, duke mundësuar kthimin e 160 mijë sirianëve në rajon.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U gjet i vdekur në makinë, rrëqeth motra e aktorit shqiptar: Pse nuk të mbrojta më shumë…
Previous article E papritur, ja çka ka ndodhur me Bale në ndeshjen kundër Bayernit

Redaktor2

Postime të ngjashme

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache Botë

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin Botë

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT