Ndodh edhe kështu. Një gabim në mirëllogaritjen e rrugës nga ana e një piloti ka çuar në përplasjen e dy avionëve të pasagjerëve në Aeroportin Ndërkombëtar Ataturk, në Stamboll.
Një avion i “Turkish Airlines” po priste me pasagjërë në bord pasi kishte përfunduar udhëtimin nga qyteti i Erzincanit, kur është përplasur nga një avion i “Air Asia”.
Krahu i avionit “Air Asia” ka dëmtuar ndjeshëm pjesën fundore të “Airbus 321”, të kompanisë ajrore turke.
Media turke raporton se fatmirësisht nuk ka të lënduar në mesin e pasagjerëve të dy avionëve.
Pas ndërhyrjes së menjëhershme të zjarrfikësve avioni i “Turkish Airlines” është dërguar për riparim.