Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha se “Ne po bëjmë çdo lloj sakrifice për të mbrojtur qytetarët tanë në një periudhë kur çmimet e energjisë në gjithë botën, kryesisht në Evropë janë rritur 2 deri në 5 herë”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Erdogan në një fjalim me përfaqësues të partisë u shpreh se në konën e pandemisë Turqia u diferencua nga vendet e tjera duke mos i ndalur aspak proceset e prodhimit dhe duke ruajtur punësimin.
“Shembulli më konkret i kësaj të vërtete është që ne vazhduam rritjen teksa e gjithë bota u zvogëlua vitin e kaluar. Ne treguam përsëri ndryshimin tonë duke mos shkaktuar ndonjë mungesë në vendin tonë në periudhën e fundit kur ndodhi një bllokim serioz në prodhimin, furnizimin, logjistikën global si dhe në kanalet me pakicë. Me besimin se çdo krizë sjell një mundësi, ne po përpiqemi periudhën e pandemisë e cila shkatërroi botën ta shndërrojmë në një përparim të ri dhe të madh”, tha Erdogan.


