• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Turqi/ 6 gazetarë dënohen me burgim të përjetshëm
Home
Europë

Turqi/ 6 gazetarë dënohen me burgim të përjetshëm

18 February, 2018 Redaktor2 Europë, Nderkombetare

Pak pasi liroi gazetarin Deniz Yucel, korrespondent i gazetës gjermane “Die Welt”, pas një viti të kaluar prapa hekurave për propagandë pro partisë së ndaluar të Punëtorëve të Kurdistanit, Turqia dënoi me burgim të përjetshëm 6 gazetarë të tjerë.

 Akuzat ndaj tyre janë për lidhje me lëvizjen e klerikut Fethullah Gulen, që jeton në mërgim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ankaraja e akuzon njeriun, që dikur ka qenë mik i Recep Tayyip Erdoganit, se është personi që organizoi grushtin e dështuar të shtetit korrikun e vitit 2016.

Gazetarët Ahmet Altan, Mehmet Altan, si dhe Nazli Ilicak do ta kalojnë jetën në burg, sepse sipas aktpadisë kanë qenë të informuar që përpara për puçin ushtarak.

Zyrtarisht, dënimi i tyre nënkupton se duhet të kalojnë 40 vite në qeli. Pretendimi se janë përpjekur të godasin rendin kushtetues i privon nga liria edhe gazetarët Fevzi Yazıcın, Yakup Şimşekun e Şükrü Tuğrul Özşengül, të cilët punonin në gazeta dhe një stacion televiziv të lidhur me Gulenin.

“Kjo është një ditë e errët për lirinë e shtypit dhe për drejtësinë në Turqi. Ajo krijon një precedent armiqësor për të gjithë gazetarët e tjerë, që përballen me procese gjyqësore të ngritura mbi akuza të ngjashme të falsifikuara terrorizmi”, deklaroi drejtoresha e degës së “Amnesty International” për Europën, Gauri van Gulik.

Menjëherë pas lirimit, Deniz Yucel udhëtoi drejt Berlinit. Gazetari, arrestimi i të cilit u kthye në shkakun e fërkimeve serioze mes Gjermanisë dhe Turqisë, nuk i ka pranuar asnjëherë akuzat e ngritura ndaj tij.

Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Higuain tremb Juven, dëmtohet në derbi
Previous article Kush është “SKIFTERI” nga Laçi që terrorizoi me armë dhe iku me vrap pasi bëri plagosjen (FOTOT)

Redaktor2

Postime të ngjashme

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin Botë

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin

FORCIMI I KAPACITETEVE MBROJTËSE/ Zelensky takon liderët e vendeve nordike dhe baltike Botë

FORCIMI I KAPACITETEVE MBROJTËSE/ Zelensky takon liderët e vendeve nordike dhe baltike

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT