• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TURP I MADH”/ Spartak Braho: Ramës po i rrëshqet pushteti djathtas
Home
Politikë

“TURP I MADH”/ Spartak Braho: Ramës po i rrëshqet pushteti djathtas

5 July, 2022 F.autor Politikë

Ish-deputeti i PS-së, Spartak Braho, bëri akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, teksa ishte i ftuar në rubrikën “Opinion”, në News24. Braho komentoi shumë çështje të aktualitetit, duke u ndalur dhe te lajmi se Pallati i Brigadave do të jepet me koncesion nga qeveria.

Lidhur me këtë, ish-deputeti Braho tha se është një vendim i gabuar, pasi ai që e merr me koncesion Pallatin e Brigadave mund të bëjë disa investime dhe pas disa vitesh ka të drejtë ta privatizojë. Pra, sipas ish-deputetit socialist, Pallati i Brigadave mund të përfundojë edhe në një disko.

Braho: Turp i madh. Këtë punë ka bërë Zogu, se të paktën Enveri e shpërndau pronën te fshatarët, sipas parimit që toka i takon atij që e punon. Zogu pasurinë shtetërore e shpërndau te oligarkët apo feudalët e asaj kohe, ua fali edhe mjaft të tjerëve.
Këtë po bën dhe Rama. Pushteti po rrëshqet djathtas, por jo djathtas sipas parimeve ligjore, por sipas orekseve dhe frymëzimit politik që ka Rama, që nuk është për të mbështetur parimet e humanizmit social, që është karakteristik e partive të majta. Këto pronat po i merr një klasë e caktuar e borxhezisë së re, të cilët po e copëtojnë këtë vend keqazi, ndërkohë që mileti vuan për bukën e gojës. Është turp t’i heqësh 3 mijë lekëshin sot pensionistit. Këta po i grabisin dhe nuk po ndalen asnjë minutë në këtë grabitje galopante.

Pallati i Brigadave me koncension…

Pallati i Brigadave u ndërtua rreth viteve 35-40 dhe u konceptua si simboli i madhështisë së mbretërisë, të mbretit Zog në atë kohë, me fonde shtetërore e donacione të Italisë. Qe një vepër arkitektonike shumë e goditur, shumë e bukur. Ka një histori të asaj, sepse lidhet me periudhën e luftës. Atje qeveritë, në kohën e fashizmit, bënin mbledhjet. Madje në një mbledhje qeverie arriti të binte dhe një predhë topi e brigadave të partizanëve. Ky i jep me koncesion dhe pastaj përfundojnë në disko. Kam dyshim. Nëse e merr me qira apo me koncesion, ai kur të ketë bërë dhe disa investime, ka të drejtë edhe ta privatizojë. Më vjen keq që një vepër me vlera të përfundojë kështu. Të gjitha pritjet atje janë bërë. Ku do vejnë të futen pastaj? Në Surrel? Pastaj duhet të marrë leje nga koncesionari. Është një histori ende me të panjohura.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ENI KOÇI FESTON DITËLINDJEN/ Genc Prelvukaj bën dedikimin më të ëmbël: Nuk shijoj asgjë po se ndava me ty
Previous article PAS ZHURMËS SË SHKAKTUAR/ Ja si përgjigjet Ardian Bujupi kur e pyesin a është në lidhje me Sabrine Khan

F.autor

Postime të ngjashme

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot Breaking News

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi... Politikë

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT