• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TURIZMI NË VLORË/ Vizitorët magjepsen me ishullin e Sazanit dhe Karaburunin
Home
Sociale

TURIZMI NË VLORË/ Vizitorët magjepsen me ishullin e Sazanit dhe Karaburunin

13 July, 2025 s.autor Aktualitet, Sociale

Ishulli i Sazani dhe gjiret e Karaburunit, të pazbuluara ende nga shumë turistë vijojnë të kuriozojnë të huajt që zgjedhin të pushojnë gjatë verës në Vlorë. Dhjetëra turistë nisen çdo ditë nga porti i Vlorës për të parë bukuritë e ishullit të Sazanit, por edhe për të vizituar atraksionet turistike në Karaburun.

Turistët që në shumicë janë nga Evropa por edhe vendas, flasin me superlativa për këto destinacione, duke vlerësuar jo vetëm bukuritë natyrore por edhe çmimet.

“Unë jam nga Holanda. Vlora është shumë e bukur, ka natyrë shumë të bukur dhe njerëz shumë të mirë. Këtu po kalojmë një eksperiencë të mrekullueshme. Çmimet janë shumë të mira, shumë më të lira krahasuar me Holandën. Shërbimi këtu është gjithashtu shumë i mirë.”

“Unë jam nga Holanda, prej 15 ditësh por qëndrojmë këtu në Vlorë. Vlora si qytet është shumë e bukur, njerëzit janë të mrekullueshëm, çmimet janë të favorshme, natyrë shumë të mirë. Ne po kalojmë këtu eksperiencën tonë më të mirë që kemi kaluar ndonjëherë në Europë.”

“Ne jemi nga Irlanda. Kemi 5 ditë që po qëndrojmë në Vlorë dhe fatkeqësisht na kanë mbetur edhe dy ditë nga pushimet. Unë e dua shumë Shqipërinë. Aq shumë e dua sa nuk dua të kthehem më në shtëpinë time. Jam shumë e lumtur me shërbimin e ofruar këtu. Çdo gjë këtu do ta rekomandoja. Çmimet janë tepër të mira. Njerëzit këtu janë të mrekullueshëm.”

“Unë vij nga Irlanda. Mua më pëlqen shumë Vlora. Më pëlqen shumë Karaburuni. Po kalojmë këtu një eksperiencë të mrekullueshme. Jemi shumë të lumtur me shërbimin këtu, por gjithashtu edhe me ushqimin e ofruar. Çmimet janë të favorshme.”

Prej vitesh tashmë ishulli i Sazanit dhe gjiret e Karaburunit janë kthyer në një destinacion të pëlqyer, për shkak edhe të izolimit që kanë pasur këto zona pasi nuk kanë qenë të lira për turistët.

Përgjatë sezonit veror mijëra turistë preferojnë që një nga ditët e pushimit ta kalojnë larg Vlorës, duke njohur edhe historinë e ishullit të Sazanit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SIGURIA DETARE"/ Kontrollohen 254 mjete lundruese nga Ksamili në Koman, 36 të bllokuara! 18 pushues shpëtohen në det
Previous article AKSIDENT NË SHKODËR/ Humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me një mjet tjetër, plagoset lehtë shoferi

s.autor

Postime të ngjashme

PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT/ Vranësira dhe reshje me intensitet të ulët Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT/ Vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

AKSIDENT TRAGJIK NË HAS/ Përmbyset mjeti sportiv në Domaj. Humb jetën 46-vjeçari nga Kosova, plagoset vëllai i tij Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË HAS/ Përmbyset mjeti sportiv në Domaj. Humb jetën 46-vjeçari nga Kosova, plagoset vëllai i tij

E RËNDË/ 20-vjeçari shqiptar zbret të vendosë trekëndëshin pas aksidentit, përplaset tragjikisht nga një makinë Aktualitet

E RËNDË/ 20-vjeçari shqiptar zbret të vendosë trekëndëshin pas aksidentit, përplaset tragjikisht nga një makinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT