• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TURIZMI NË VLORË/ Tre herë më shumë POLAKË se në 2017 kanë zgjedhur plazhet e jugut
Home
Media të Huaja

TURIZMI NË VLORË/ Tre herë më shumë POLAKË se në 2017 kanë zgjedhur plazhet e jugut

8 August, 2018 g.autor Destinacione, Media të Huaja

Rreth 150 mijë turistë nga Polonia, pritet të pushojnë gjatë këtij sezoni veror në bregdetin e Shqipërisë, kryesisht në Jug, një shifër kjo pothuajse 3 herë më e madhe krahasuar me atë të vitit të kaluar.

Kjo u deklarua nga Presidenti i Zyrës Supreme të Auditimit të Polonisë, Zoti  Krzysztof Kwiatowski, gjatë një ceremonie zyrtare të zhvilluar në mjediset e Pallatit të Kulturës në Vlorë, kur atij ju dorëzua Titulli “Qytetar Nderi i Vlorës”, akorduar nga këshilli bashkiak i këtij qyteti me propozim të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, me motivacionin, “Për kontribut të shquar në mbështetjen e institucioneve të Bashkimit Evropian për Shqipërinë, veçanërisht në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Zyrës Supreme të Auditimit të Polonisë dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit të Republikës së Shqipërisë”.

Në fjalën e tij, zoti Kwiatowski theksoi mes të tjerash se, ka një rritje të dukshme të interesimit të bashkatdhetarëve të tij për të pushuar në Shqipëri.

Duke ju referuar të dhënave të agjencive turistike të Polonisë, ai tha se, treguesit kanë shënuar një rritje të dukshme gjatë viteve të fundit, çka reflektohet edhe në shifrat e këtij viti, kur në bregdetin shqiptar pritet të mbërrijnë rreth 150 mijë turistë polakë, krahasuar me rreth 60 mijë që ishte ky tregues një vit më parë.

Duke falenderuar këshillin bashkiak, kryebashkiakun Dritan Leli dhe gjithë qytetarët vlonjatë për titullin e lartë, kreu i Zyrës Supreme të Auditimit të Polonisë, garantoi se do të jetë një Ambasador i Vlorës për promovimin e imazhit të saj dhe të resurseve turistike të këtij qyteti në Poloni.

Fluksi i turistëve nga Polonia, ka shënuar një rritje të vazhdueshme në Vlorë dhe në gjithë bregdetin e Jugut, gjatë viteve të fundit, krahas atyre nga Çekia, Ukraina, Danimarka, Franca, Gjermania, Suedia, Norvegjia, Rusia, Italia, Maqedonia, Kroacia, Mali i Zi, apo shqiptarët e Kosovës.

Realiteti i këtyre ditëve në Vlorë dëshmon dukshëm këtë rritje të interesimit dhe të pranisë së turistëve nga vende të ndryshme, ndërkohë që, krahas kësaj, është rritur në mënyrë të pazakontë edhe ankorimi i jahtëve dhe mjeteve të tjera lundruese turistike në kalatat e portit të këtij qyteti.

Për qytetarët vlonjatë, shtimi i numrit të turistëve të huaj dhe jahteve turistike, janë dy nga ristitë e këtij sezoni turistik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Si të luash lojën "Snake" edhe në Facebook
Previous article Duterte kërcënon edhe policët: Do t’iu vras edhe për gabimin më të vogël

g.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT