Pesë muajt e parë të vitit kanë shënuar një numër rekord të turistëve të huaj që kanë ardhur për të vizituar Shqipërinë. Duke ju referuar të dhënave nga Instituti i Statistikave numri i turistëve arriti në 1.4 milion, duke shënuar një rritje me 7.7 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Veç tursitëve kosovarë, që kanë qënë gjithnjë në pjesë të madhe, një numër të konsiderueshëm kanë pasur edhe turistët italianë.
Në një artikull të botuar nga AlpeNeës.al, në rubrikën e “Summer Page 2018”, një nga pushueset në Sarandë shprehej se ky vit për të kishte qënë sit ë pushoje në Itali. Kjo pasi plazhet e Jugut duket se patën një tejmbushje me turistët që vinin nga Italia. Ajo shton se këta të fundit janë edhe shpeshehrë edhe arrogant.
Nëse kthehemi pas në kohë, italianët e kanë zgjehdur gjithnjë bregdetin tonë, por në këtë vit duket se kemi qënë më të preferuarit.
Sigurisht, mund të ketë ndikuar klima, apo qoftë edhe artikujt e shumta për të ashtuquajturën “Perlë të Jugut”.
Cilado qoftë, çdokush duhet të ndihet i lumtur që tanimë Shqipëria po përjeton një “boom” turistik, qofshin ata italianë apo polakë.
/AlpeNews.al


