• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TURIZMI KULTUROR NË SHQIPËRI/ Shifrat: Rritje deri në 65 përqind të të huajve që vizituan pikat historike
Home
Media të Huaja

TURIZMI KULTUROR NË SHQIPËRI/ Shifrat: Rritje deri në 65 përqind të të huajve që vizituan pikat historike

30 August, 2018 g.autor Destinacione, Media të Huaja

Nuk janë më vetëm bukuritë natyrore, ato që shtyjnë turistët e huaj që të vizitojnë vendin tonë.

Sitet arkeologjike, kalatë dhe muzeumet kanë njohur këtë vit një rritje prej 65% të frekuentimit të tyre krahasuar me 2017-n, me pothuajse 550 mijë vizitorë në shtatë muajt e parë të vitit.

Të dhënat zyrtare raportohen nga ana e Ministrisë së Kulturës.

Rritjen më të madhe e kanë pasur muzeumet, ndikuar edhe nga hapja e një rrjeti të rinj muzesh në Tiranë, Korçë, Durrës dhe Shkodër, me 80%.

Muzeumet të rinj, si “Bunkart 1 dhe 2”, “Shtëpia e Gjetheve”, Fototeka “Marubi”, Muzeu i Artit Mesjetar dhe ai Oriental në Korçë, apo Muzeu Arkeologjik i Durrësit janë shndërruar në “hite” të menjëhershëm midis turistëve të huaj.

Ndërkohë, sitet arkeologjike dhe kalatë, mbeten gjithashtu shumë në modë.

Në muajin gusht, Parku i Butrintit vizitohet mesatarisht nga 1.500-2.000 persona në ditë, një rritje prej 47% krahasuar me një vit më parë, që ka rritur me 60% arkëtimet e parkut, krahasuar me vitin e shkuar.

Shifra të njëjta raportohen edhe nga Apolonia, Kalaja e Krujës, ajo e Beratit, etj.

Në total, në shtatë muajt e parë të vitit, Shqipëria është vizituar nga 4,4 milionë të huaj, shumica dërrmuese e të cilëve turistë.

Projektimet zyrtare flasin se deri në fund të vitit, Shqipëria do të tërheqë 6,2 milionë turistë, të cilët do të kontribuojnë me 2 miliardë euro për ekonominë kombëtare.

Në krahasim, në vitin 2017, Shqipëria tërhoqi 5,1 milionë turistë, të cilët sollën në vend 1,5 miliardë euro.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPEKTAKOLAR/ Futbollisti SHQIPTAR shënon GOLIN më të BUKUR TË VITIT (VIDEO)
Previous article Disiplina merr vendimet e radhës, rinis monotonia e dënimeve me Flamurtarin

g.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT