ALPENews.al ka përzgjedhur për ditën e sotme si destinacion të ditës qytetin e Vlorës.
E në vazhdën e tregimit të bukurisë së qytetit bregdetar të Shqipërisë, ne kemi përzgjedhur disa prej komenteve më specialë të “Trip Advisor” (le të themi të përdoruesve turistikë të medias më të madhe botërore të turizmit).
Lexoni komentet lidhur me qytetin.
Komenti nr.1
Hotelet janë shumë të mira, sidomos për dhomat nuk kam se çfarë të diskutoj. Problem mbetet vetëm shërbimi në dhomë, ndoshta nuk ka ardhur akoma një ndryshim në këtë qytet. Andej nga vij unë (Britani e Madhe) shërbimi në dhomë është nga më të rëndësishmit.
Komenti nr.2
Vlora është një qytet ku mund t’i gjesh që të gjitha. Edhe detin, edhe historinë, edhe malin e “ftohtë”, edhe gjithçka tjetër. Çfarë të kërkosh më tepër nga jeta? Asgjë. Isha skeptik deri kur pashë me sytë e mi atë që doja të shihja.
Komenti nr.3
Agjencia jonë turistike kishte thënë se ka shumë gjëra për të vizituar, por në fund na çuan tek një vend që quhej “Monumenti i Pavarësisë”. Ishte i bukur, por jo të thuash që ishte ajo gjë e cila donim të shikonim. Gjithsesi plazhi mbante një peshë të rëndësishme për sa i përket gjërave që mund të bëje në Vlorë.
Komenti nr.4
Nëse ikni në Vlorë me patjetër duhet të shkoni në Zvërnec. Po, po! Është një gjë që ia vlen maksimalisht, jo vetëm për tarifën, por edhe për vendin përrallor që mund të shihni. Të paktën nuk jemi mësuar që të shikojmë kështu vendesh nëpër botë.
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.


