• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TURISTËT E PËSOJNË KEQ/ Ikin pa paguar, por harrojnë telefonin në tavolinë
Home
Jetë

TURISTËT E PËSOJNË KEQ/ Ikin pa paguar, por harrojnë telefonin në tavolinë

21 August, 2023 s.autor Jetë

Pas ngjarjes në Berat, duket se largimi pa paguar në restorant është kthyer në trend, por rasti i ndodhur në Scilla është ndryshe.

Një grup djemsh pasi konsumuan drekën janë larguar pa paguar faturën, por më pas janë detyruar të kthehen pasi kishin harruar telefonin.

Rastin e ka bërë të ditur menaxheri Francesco Praticò, i cili ka shkruar në rrjetet sociale: Sot një skenë e bukur. Një grup prej katër personash rreth të 35-40-tave ulen, hanë drekën dhe me dinakëri, në konfuzion, vendosin të largohen pa paguar. Sa keq, megjithatë njëri prej tyre harron celularin në tavolinë, ata u kthyen 45 minuta më vonë me bishtin ndër shalë duke kërkuar falje.

Menaxheri i restorantit në provincën e Reggio Calabria tha për Corriere se pronari i telefonit qëndronte me kokën ulur.

“Nuk thamë asgjë, në këto raste është më mirë t’i lëmë të qetë. Gjithashtu pasi pronari i telefonit, i cili vazhdonte të lutej për falje me kokën ulur, në atë moment mezi priste të paguante dhe të largohej. Të vetëdijshëm se do të identifikoheshin lehtësisht përmes pajisjes, ata menduan se ishte e përshtatshme të ktheheshin për të paguar shumën e duhur. Por sa ishte fatura? 103 euro, pra rreth 25 euro secili: “A ia vlente vërtet?” pyet menaxheri, i cili shton “Me sa duket ata thjesht donin të përjetonin adrenalinën e shkeljes së ligjit, por besoj se në jetë kemi nevojë për respekt, ishte një gjest budalla dhe i papjekur”, tha ai./ Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STERILIZIMI/ Zbardhet DËSHMIA e shoferit që ‘fundos’ Rjepajn: Me urdhër të shefit shëtita...
Previous article ZJARRI NË HYRJE TË VLORËS/ Zjarrfikësit prej disa orësh ‘në luftë’ me flakët, digjen disa mjete të rënda, rrezikohen edhe bizneset

s.autor

Postime të ngjashme

FENOMEN I RRALLË/ Shkretëtira shndërrohet në ‘një qilim’ shumëngjyrësh Jetë

FENOMEN I RRALLË/ Shkretëtira shndërrohet në ‘një qilim’ shumëngjyrësh

E DHIMBSHME/ 2-vjeçarja ndërron jetë pasi u abuzua fizikisht dhe seksualisht nga nëna dhe partneri i saj! Jetë

E DHIMBSHME/ 2-vjeçarja ndërron jetë pasi u abuzua fizikisht dhe seksualisht nga nëna dhe partneri i saj!

TRAGJIKE NGA I NXEHTI EKSTREM/ Dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë në Francë Jetë

TRAGJIKE NGA I NXEHTI EKSTREM/ Dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë në Francë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT