• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TURI I FALENDERIMEVE/ Rama në Fier: PS ka marrë rezultat historik falë mobilizimit tuaj. Falenderoj dhe demokratët që…
Home
Politikë

TURI I FALENDERIMEVE/ Rama në Fier: PS ka marrë rezultat historik falë mobilizimit tuaj. Falenderoj dhe demokratët që…

5 June, 2023 F.autor Politikë

Partia Socialiste është ndalur në Fier për të falënderuar qytetarët për votëbesimin në zgjedhjet lokale. Kryeministri Edi Rama u shpreh se, rezultati i 14 majit është historik për Partinë Socialiste.

“Ky rezultat, i cili nuk është thjesht më i miri historik në numër bashkish, por është më i miri në numër votash dhe është si rezultat i një produkt, i një pune dhe i një organizmi të jashtëzakonshëm sa vetë rezultati”, tha kryeministri.

Ai tha se Partia Socialiste ka sjellë këtë rezultat falë mobilizimit që ka pasur prej vitesh.

“PS ka qenë e mobilizuar dhe ka sjellë në kutinë e votimit numrin më të madh të votave që ne kemi marrë ndonjëherë”, tha Rama.

Kryesocialisti falënderoi edhe ata demokratë, të cilët nuk dolën në zgjedhje për të votuar dyshen e koalicionit Meta-Berisha, të cilët i konsideroi si hije të së shkuarës dhe që nuk përfaqësojnë asgjë për interesin e vendit.

“Ka një faktor në zgjedhjet e 14 majit, që është mos ardhja në votim e demokratëve dhe ato që janë të pozicionuar ndryshe nga ne edhe e kanë të pamundur të kapërcejnë ylberin, por nuk dolën në zgjedhje se nuk deshën të ndyjnë dorën duke vendosur kryqin e votës aty ku nuk kishte asnjë të ardhme e ku hijet e së shkuarës paraqiteshin si koalicion që nuk i ofron asgjë vendit e qytetarëve.

Edhe ata dua t’i falenderoj që nuk votuan.

Rezultati nuk është një shprehje kënaqësie me qeverisjen tonë, por shëmbëlltyra e besimit se ne jemi ata që mund të plotësojmë ato që duhet.

Ne të mos bëjmë gabimin e madh të mos kuptimit të rezultatit si shprehje kënaqësie për punën tonë. Është ndryshe, është besim, por besim jo me kohë ë pakufizuar. Mendoj që për të marrë një shembull që ata që na kanë votuar s’mund të na presin edhe 10 vite për të mos pasur andralla”, tha Rama.

Ai u kërkoi kryebashkiakëve që besimin e qytetarëve ta kthejnë me punë dhe shërbime, dhe jo me premtime boshe.

“Besim po, por është një besim jo me kohë të pakufizuar se unë mendoj se ata që na kanë votuar nuk mund të presin edhe 10 vjet tjera për të mos pasur më tortura në marrjen e titujve të pronësisë, të pamundësie për regjistrimin e tokës së tyre, gjë që ndodh akoma. Kemi hequr radhët e njerëzve, kemi mbyllur zyrat, që për një kohë të gjatë thithën sa mundën nga të dyja xhepat e qytetareve. Përsëri kemi kadastrën që është, portreti i turpit tonë, kjo është e vërtetë, nëse nuk ia themi vetes këtë të vërtetë, duke sikur jemi të pajtuar, por ne nuk mund të pajtohemi me këtë dhe as me të vërteta të tjera, sepse janë pjesë e një procesi, sepse nuk mund të bëhen të gjitha përnjëherë”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËR JU GOCA! 7 ngjyra fantastike për thonjtë gjatë verës
Previous article LIDHJET MAFIOZE/ Kush është shqiptari që e kishte kthyer lokalin në bazë të “Ndranghetës”

F.autor

Postime të ngjashme

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik Politikë

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik

"TURIZMI U GODIT NGA NJË TERROR DIGJITAL"/ Rama: Sulm ndaj ekonomisë dhe sipërmarrjeve shqiptare Breaking News

"TURIZMI U GODIT NGA NJË TERROR DIGJITAL"/ Rama: Sulm ndaj ekonomisë dhe sipërmarrjeve shqiptare

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen... Breaking News

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT