• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TULIPANI SHQIPTAR MERR STATUS TË VEÇANTË MBROJTJE/ Bashkia Kukës: Bima unikale do të rrisë edhe turizmin
Home
Ne sytë e të huajve

TULIPANI SHQIPTAR MERR STATUS TË VEÇANTË MBROJTJE/ Bashkia Kukës: Bima unikale do të rrisë edhe turizmin

25 May, 2020 s.autor Destinacione, Ne sytë e të huajve

Tulipani shqiptar, një ekzemplar i rrallë i bimëve endemike dhe i certifikuar ndërkombëtarisht, do të ketë statusin e mbrojtjes së veçantë. Tulipani rritet në zonën e Kukësit, ndaj bashkia dhe ekspertët e mjedisit kanë ndërmarrë nismën për ta mbrojtur.

Arben Palushi i ekspert i mjedisit shprehet se ” mbrojtja një e bime kryesore si “Tulipa albanica” mbron habitatin. Ideja që ne mbrojmë habitate është më e forte se ideja e mbrojtjes së një specie të caktuar, dmth shpallet habitati si zonë në mbrojtje të natyrës direkte”.

Besnik Hallaçi, drejtor i AKZM Kukës shprehet se “përveç rëndësisë shkencore është edhe bazë e mirë gjenetike edhe për të vazhduar me kultivimin pasi dihet se tregtia e tulipanëve është edhe joshje në gjithë botën, por shohim edhe mundësinë e rritjes së turizmit”.

Nënkryetari i Bashkisë Kukës Vexhi Halili u shpreh për angazhimin e këtij institucioni në mbrojtjen e vlerave të tilla si një mundësi për turizmin elitar.

“Kjo bimë unikale do të rrisë interesin dhe do të stimulojë turizmin elitar” tha ai.

Ndërsa Endri Haxhiraj drejtues i Institutit të Politikave Mjedisore bëri të ditur se Këshilli Bashkiak i Kukësit ka marrë vendimin për mbrojtjen dhe administrimin e përkohshëm të habitatit të tulipanit shqiptar.

“Ne do ta monitorojmë situatën në terren dhe do të lobojmë në ministrinë e mjedisit që mbrojtja të kalojë në nivel kombëtar” tha Endri Haxhiraj.

Tulipani i Kukësit është zbuluar në vitin 2003 në zonën e Kolsh-Surroit, në vendin e quajtur Polla e Zezë, nga biologu Besnik Hallaçi. Deri atëherë njiheshin rreth 113 lloje tulipanësh, ndërsa tulipani shqiptar me emrin shkencor “Tulipa Albanica” renditet i 114-ti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 23 VITE NGA VRASJA E NËNËS SË KËNGËTARES ELSA LILA/ I vëllai i bën dedikimin prekës: Eva do të kujtojmë përherë (FOTO)
Previous article "FLUKS ANTI-AMERIKAN"/ Frrok Çupi: Meta tenton byronë ekstra politike për të bllokuar Reformën në Drejtësi

s.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT