• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Tubimi për të ndaluarit e protestës/ Djali i njërit prej tyre: Babai im është 60 vjeç, s’më lejojnë që…
Home
Breaking News

Tubimi për të ndaluarit e protestës/ Djali i njërit prej tyre: Babai im është 60 vjeç, s’më lejojnë që…

2 April, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Disa nga 23 protestuesit e arrestuar në Kukës janë transportuar në kryeqytet, duke u izoluar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës e në disa prej Komisariateve.

Pas transportimit të qytetarëve të arrestuar nga Kukësi në Tiranë mbrëmjen e djeshme, familjarët, por edhe qytetarë të ndryshëm të kryeqytetit kanë nisur një tubim rreth orës 19:00, duke protestuar para Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Familjarët dhe qytetarët kanë kërkuar lirimin e të arrestuarve nga Policia.

“Lironi shqiptarët, arrestoni grabitqarët” ishin disa nga thirrjet e qytetarëve para Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Aktivistja e shoqërisë civile, Brizida Gjikondi, u shpreh se Policia nuk po lejon familjarët dhe avokatin që të takojë protestuesit e ndaluar.

Vazhdon protesta para Drejtorise se Policise. Pjesemarrja e qytetareve po shtohet…

Gepostet von Qytetarët Për Parkun am Sonntag, 1. April 2018

“Nuk shoqërohen kuksianët në Tiranë. E ndalon ligji. Këtu nuk lejohet edhe avokati që t’i takojë”, tha ajo. Djali i njërit prej personave të arrestuar u shpreh se babai i tij, Lulzim Popa, është 60 vjeç dhe mbahet në qeli, ndërsa shtoi se nuk e lejojnë që ta takojë.

Më tej, disa prej protestuesve janë futur në korridoret e Drejtorisë së Policisë, duke sjellë edhe një lloj tensionimi të situatës.

TUBIMI

Protesta e nisur në orën 19:00 para Drejtorisë së Policisë së Tiranës ka vijuar deri në orët e vona të mbrëmjes, madje edhe me disa incidente të vogla, pasi disa prej protestuesve kanë tentuar të futen në ambientet e brendshme.

Përplasja mes protestuesve dhe Policisë është shmangur nga kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi, që ka ndërhyrë duke qetësuar situatën. Pjesëmarrësit janë shtuar dhe kërkojnë që të lirohen ata që po mbahen në Polici, që sipas tyre është e jashtëligjshme.

Me thirrjet: “Lironi protestuesit”!, “Rama ik”, “Lironi vëllezërit tanë”!, qytetarët kanë protestuar deri në orët e vona. Në një moment situata është tensionuar, pasi qytetarët hyjnë në ambientet e pritjes në Drejtorinë e Policisë. Disa prej protestuesve e quajnë të padrejtë transferimin e të arrestuarve nga Drejtoria e Policisë së Kukësit në drejtim të Drejtorisë së Policisë dhe Komisariateve të Tiranës.

Në Drejtorinë e Policisë së Tiranës mbahen 13 të arrestuar, në Komisariatet nr.1 dhe nr.2 ndodhen 4 të tjerë, ndërsa 3 të ndaluar ndodhen në Komisariatet e tjera të kryeqytetit.

 

PROTESTA NE KUKES

Me dhjetëra qytetarë kanë protestuar para Komisariatit të Policisë së Kukësit për lirimin e 23 personave të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë protestës në Tunelin e Kalimashit, ku u dogjën sportelet për pagesën e tarifës së Rrugës së Kombit.

Gjatë protestës, qytetarët kërkuan lirimin e të ndaluarve, largimin e forcave të shumta të policisë nga qyteti, si dhe anulimin e tarifës për rrugën.

“Edi Rama, lironi djemtë tanë! Kriminelë, hajdutë! Jemi mbledhur, se nuk jemi dakord me këtë taksë, e para, të lirohen vëllezërit tanë dhe taksa të rishikohet, sa herë të rregullohet atje, do të digjet prapë. Nesër do të jemi prapë atje”, deklaroi një prej pjesëmarrësve.

“Nuk jemi për parti, jemi kundër prishjes së pronës private, por ajo dje ishte pronë hajdute. Nëse është shtet, ai vjen ditën dhe hyn në shtëpi dhe jo natën. Ne kemi prishur objektin e hajdutëve, jo atë private. Rama të marrë masa të lirojë djemtë, se protesta do të përshkallëzohet”, bëri thirrje një tjetër protestues.

PANORAMA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Befason përsëri moti, parashikimi për ditën e sotme në vend
Previous article Moderatorja e njohur shuplakë pjeshkave’ të Instagramit: Mundohen por kur i shikon live nuk bën dot lidhjen...

Redaktor2

Postime të ngjashme

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike Aktualitet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm... Aktualitet

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm...

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu... Aktualitet

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT