• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TUBIMET GJATË FUSHATES ELEKTORALE/ Ligji për Sëmundjet Infektive përballë Kodit Zgjedhor
Home
Politikë

TUBIMET GJATË FUSHATES ELEKTORALE/ Ligji për Sëmundjet Infektive përballë Kodit Zgjedhor

20 March, 2021 F.autor Breaking News, Politikë

“Vetëm pak ditë na ndajnë nga nisja zyrtare e fushatës zgjedhore në Shqipëri. Ne 25 Mars në bazë të Kodit Zgjedhor në Shqipëri nis fushata zgjedhore, por vendi ndodhet në situatë pandemi. Sipas urdhrit të lëshuar në 11 Mars, deri në 25 Mars ndalohen grumbullimet e më shumë se 10 personave”.

Por a lejohen në kushtet e pandemisë tubimet politike në kuadër të fushatës elektorale?

Burime nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se në këtë rast mes Kodit Zgjedhor që përcakton të drejtën për subjektet zgjedhore për mbajtjen e fushatës elektorale dhe ligjit për sëmundjet infektive, prevalon ky i fundit.

Në nenin 7 të këtij ligji përcaktohet se për të mbrojtur popullatën nga sëmundjet infektive që kanë impakt në shëndetin e saj, ministri përgjegjës për Shëndetësinë miraton, me urdhër, masa të veçanta për mbrojtjen nga këto sëmundje, përfshi edhe mbylljen e aktiviteteve jopublike apo publike, si dhe anulimin e grumbullimeve masive në vende të mbyllura apo të hapura.

Masa të tjera të veçanta, të ndryshme nga ato të përcaktuara në pikën 1, të këtij neni, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për Shëndetësinë.

Lidhur me këtë debat u shpreh edhe Gjykata Kushtetuese, e cila detyron Komitetin Teknik të Ekspertëve që të rishikojë kohëzgjatjen kufizimit të mbajtjes së tubimeve politike dhe të përcaktojë një afat të qartë se kur këto masa për frenimin e pandemisë përfundojnë.

Pak ditë më parë edhe kreu i qeverisë, teksa i cilësoi absurde grumbullimet e kryedemokratit Lulzim Basha, ndërsa kërkoi nga opozita që të ulen se bashku dhe të diskutojnë se si do zhvillohet fushata zgjedhore.

“I bëj thirrje publikisht Lulzim Bashës që të frenohet. Dhënia e këtyre shfaqjeve absurde janë të pamoralshme në këtë fushë betejë. Ne duhet të marrim një vendim shumë të qartë nëse është nevoja ta marrim bashkërisht t’ua u kërkojmë autoriteteve, por s’mund të vazhdohet kështu”.

Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet të mblidhet pikërisht më 25 Mars, ditën kur nis fushata, për të përcaktuar nëse do ketë ndryshim të masave kufizuese, përfshi edhe atë për ndalimin e grumbullimit të më shumë se 10 personave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KA QENË PORTIER I BESËS SË KAVAJËS/ Njihuni me djalin më të ri që do t’i bashkohet "Përputhen" (FOTO)
Previous article NUK E NJOHËM/ Ja si dukej Aulona Musta 10 vite më parë (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt' Breaking News

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt'

"KENI DËGJUAR PËR REVOLUCIONIN E FLAMINGOVE?" Rama flet në OKB për protestën në Tiranë: Zemërimi u shndërrua në mobilizim... Breaking News

"KENI DËGJUAR PËR REVOLUCIONIN E FLAMINGOVE?" Rama flet në OKB për protestën në Tiranë: Zemërimi u shndërrua në mobilizim...

NIS FJALIMIN NË ASAMBLENË E OKB-së/ Rama: Jemi një komb që e kemi jetuar të ardhmen që të tjerët... Breaking News

NIS FJALIMIN NË ASAMBLENË E OKB-së/ Rama: Jemi një komb që e kemi jetuar të ardhmen që të tjerët...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT