• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TUBIME KUNDËR PRESIDENTIT/ Dhjetëra protestues dhe gazetarë të arrestuar në Minsk
Home
Nderkombetare

TUBIME KUNDËR PRESIDENTIT/ Dhjetëra protestues dhe gazetarë të arrestuar në Minsk

28 August, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Policia bjelloruse ka arrestuar dhjetëra protestues dhe gazetarë që punojnë për media vendase dhe të huaja në kryeqytetin, Minsk të Bjellorusisw. Protestat dhe grevat që kundërshtojnë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale kanë hyrë në ditën e 19-të.

Gjithsej 16 gazetarë u arrestuan në Sheshin Qendror të Lirisë në mbrëmjen e 27 gushtit, sipas qendrës së të drejtave të njeriut Vyasna, pasi ata përgatiteshin për të mbuluar një demonstratë në të cilën bëhej thirrje për dorëheqjen e presidentit Alyaksandr Lukashenka. Protestuesit kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Të arrestuarit përfshinin Uladzimir Gridin, një fotograf që punonte për Shërbimin e Bjellorusisë të Radios Evropa e Lirë dhe gazetarë të mediave tjera. Shumica e tyre u lanë të lirë më vonë.

Pas ndalimeve, qindra protestues antiqeveritar u mblodhën në shesh para se të marshonin drejt Sheshit të Pavarësisë. Atje, policia shpërndau një turmë prej rreth 1.000 demonstrues dhe arrestoi 189 njerëz, njoftoi organizata joqeveritare Vyasna.

Më shumë se 10 gazetarë ishin në mesin e të ndaluarve, përfshirë tre që punojnë për Shërbimin e Bjellorusisë të Radios Evropa e Lirë – Aleh Hruzdzilovich, Andrey Rabchykai dhe Ales Dashchynski.

Tsikhanouskaya: Bjellorusia është zgjuar
Më herët, presidenti rus, Vladimir Putin, ka vlerësuar reagimin e Minskit në protestat që kanë përfshirë vendin pas zgjedhjeve presidenciale, duke thënë se Kremlini është më “neutral” për krizën në Bjellorusi, sesa Shtetet e Bashkuara ose Bashkimi Evropian. Putin tha se një kontigjent i forcave të sigurisë ruse është i përgatitur për t’u vendosur në Bjellorusi në rast të “plaçkitjes” nga demonstruesit që pretendojnë se votimet ishin të manipuluara në favor të Lukashenkas.

Vala e zemërimit në Bjellorusi është ngjallur qëkur Komisioni Qendror Zgjedhor ka thënë se Lukashenka, që ka qenë në pushtet nga viti 1994, ka fituar 80.1 për qind të votave, për dallim nga kandidatja e opozitës, Svetlana Tikhanovskaya, me 10.12 për qind. Tikhanovskaya, që është larguar drejt Lituanisë pasi ka kundërshtuar publikisht rezultatet, thotë se nëse votat do të numëroheshin siç duhet, ajo do të fitonte 60 deri në 70 për qind të përkrahjes qytetare. Zgjedhjet janë mbajtur më 9 gusht.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ Dëshmia nga SHBA e të arratisurit në ’85-ën: Si i zbuloi Sigurimi poezitë kundër regjimit në shtëpinë time…
Previous article COVID-19/ OBSH: Fëmijët nën 5 vjeç s’kanë nevojë për maskë, adoleshentët më të rrezikuar

s.autor

Postime të ngjashme

SULM NDAJ NJË PORTI NË JEMEN/ Houthit marrin përgjegjësinë për sulmet kundër Arabisë Saudite Botë

SULM NDAJ NJË PORTI NË JEMEN/ Houthit marrin përgjegjësinë për sulmet kundër Arabisë Saudite

IRANI GODET BAZEN AMERIKANE NË LINDJEN E MESME/ Rritet frika për përshkallëzim Botë

IRANI GODET BAZEN AMERIKANE NË LINDJEN E MESME/ Rritet frika për përshkallëzim

LETRA DREJTUAR KRYEMINISTRIT TË RI/ Milionerët britanikë kërkojnë që të taksohen më shumë Botë

LETRA DREJTUAR KRYEMINISTRIT TË RI/ Milionerët britanikë kërkojnë që të taksohen më shumë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT