• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“T’U JAPIM FUND VRASJEVE NË FUSHËBETEJË”/ Trump i prerë: Putin dhe Zelensky të bëhen bashkë për t’i dhënë fund luftës!
Home
Nderkombetare

“T’U JAPIM FUND VRASJEVE NË FUSHËBETEJË”/ Trump i prerë: Putin dhe Zelensky të bëhen bashkë për t’i dhënë fund luftës!

22 February, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe presidenti rus, Vladimir Putin, do të duhet “të bëhen bashkë” për t’i dhënë fund luftës gati trevjeçare në Ukrainë.

“Mendoj se presidenti Putin dhe presidenti Zelensky do të duhet të bëhen bashkë. Sepse, a e dini çfarë? Ne duam t’iu japim fund vrasjeve të miliona njerëzve”, ka thënë Trump para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, pas betimit të Howard Lutnickut si Sekretar amerikan i Tregtisë.

“Mendoj se kemi shanse për të arritur marrëveshjen. Më është dashur të sigurohem që Rusia e kërkon atë”, ka thënë Trump, duke iu referuar një takimi për luftën në Ukrainë, që është mbajtur këtë javë mes zyrtarëve të lartë amerikanë dhe rusë në Riad të Arabisë Saudite.

Trump ka thënë, po ashtu, se nuk do të shkojë në Moskë më 9 maj për të shënuar përvjetorin e dhënies fund të Luftës së Dytë Botërore, dhe se Shtetet e Bashkuara janë afër nënshkrimit të marrëveshjes për minerale me Ukrainën.

 

 

“Jemi afër dhe mendoj se ata e duan këtë”, ka thënë Trump. “Është e rëndësishme, është marrëveshje e madhe”, ka thënë ai.

Tri burime anonime, të afërta me zhvillimet, kanë thënë për agjencinë e lajmeve Reuters, se në diskutim e sipër të marrëveshjes për mineralet, Uashingtoni e ka përdorur argumentin për mundësinë e tërheqjes së sistemit Starlink të Elon Muskut, mbi Ukrainë, nëse nuk arrihet pajtueshmëri.

Darya Kalenyuk, drejtore ekzekutive e Qendrës së Kievit për veprim kundër korrupsionit, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se sistemi është jetik për mbrojtjen e Ukrainës.

“Përmes tij ofrohet qasje në internet në vijën e frontit, është shumë e vështirë të luftohet pa qasje në Starlink”, ka thënë Kalenyuk.

Ukraina ka depozita të 117 prej 120 mineraleve dhe metaleve më të përdoruara në botë.

Qasja në këto resurse mund të kapë vlerën e trilionë dollarëve në total.

Trump është duke bërë përpjekje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe ka zhvilluar biseda të ndara me të dy liderët.

Duke folur për marrëveshjen për mineralet, Zelensky ka thënë se shpreson që do të arrihet diçka e drejtë.

“Kjo është një marrëveshje që mund të rrisë vlerën e marrëdhënies tonë, dhe gjëja kryesore është t’i analizojmë hollësitë, që të mund të funksionojë”, ka thënë ai dy ditë, pasi Trump e ka kritikuar ashpër, duke e quajtur “diktator” që rrezikon të humbë shtetin e tij nëse “nuk vepron shpejt”.

Në adresimin e tij më 21 shkurt, Zelensky ka thënë se ka biseduar në telefon me liderë të disa vendeve evropiane.

“Evropa duhet dhe mund të bëjë shumë më shumë për të garantuar që paqja do të arrihet”, ka thënë ai, pas bisedave me liderë të Gjermanisë, Polonisë, Suedisë, Republikës Çeke, Luksemburgut, Sllovenisë dhe Kroacisë.

Ai ka thënë se do të jetë e mundshme që të arrihet përfundimi i luftës, pasi Ukraina dhe partnerët në Evropë kanë “propozime të qarta”.

“Mbi këtë bazë, ne mund të garantojmë zbatimin e strategjisë evropiane, dhe është e rëndësishme që kjo të bëhet bashkë me Amerikën”, ka thënë mes tjerash ai./ REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËSON KEQ/ Dhunoi vajzën e mitur duke e goditur me një send të fortë në kokë, pranga 37-vjeçarit në Lezhë
Previous article "NE QUANIM NJERËZIT NË TIRANË TË PRAPAMBETUR"/ Viola Spiro: Më thoshin provinciale, por Korça frekuentohej vetëm nga elita

s.autor

Postime të ngjashme

REAGON SËRISH SHBA: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit Botë

REAGON SËRISH SHBA: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë Botë

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së Botë

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT