• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TRUPIN E PAJETË IA DORËZOVA ALTIN HAJRIT”/ I penduari zbërthen lëvizjet e bandës. Zbulohen bisedat mes…
Home
Breaking News

“TRUPIN E PAJETË IA DORËZOVA ALTIN HAJRIT”/ I penduari zbërthen lëvizjet e bandës. Zbulohen bisedat mes…

3 February, 2020 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokuroria i ofron statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë një prej të dyshuarve për rrëmbimin dhe torturimin deri në vdekje të Jan Prengës. Bëhet fjalë për të arrestuarin Festim Bexhdili, i cili nxori trupin e pajetë të 49-vjecarit nga bodrumi i resortit luksoz “Golden”, në pronësi të Altin Hajrit.

 

Burime policore thanë se Bexhdili fillimisht nuk pranoi të fliste, por kur përpara iu vunë pamjet filmike të kamerave të sigurisë, ku shfaqej edhe vetë, vendosi të rrëfehej. I arrestuari ka pranuar para hetuesve se është i punësuar si kopshtar në “Golden”, dhe pasditen e 17 janarit, pronari i kërkoi të nxirrte nga kompleksi trupin e pajetë të një personi.

Ai shpjegon se u largua me një furgon të bardhë dhe disa kilometra nga resorti, trupin e pajetë ia dorëzoi Altin Hajrit dhe një pjesëtari të familjes Doçi nga Shkodra. Më pas, ai thotë se u rikthye në resort dhe dorëzoi furgonin. Dëshmia e Bexhdilit konsiderohet një provë e fortë dhe për këtë shkak prokuroria i ka ofruar statusin e bashkëpunëtorit, përderisa deri në gjetjen e trupit, është e vështirë që ndaj të dyshuarve të ngrihet akuza e vrasjes.

Prokuroria është në kërkim të Ardian dhe Artan Doçit, të cilët dyshohen për zhdukjen e trupit të pajetë të pengut. Rrëmbimi i Jan Prengës u urdhërua nga një kartel kriminal, pasi vëllai i pengut, zhduku në Britaninë e Madhe një sasi të madhe kokaine në Ekuador.

Pas kësaj, Gentian Doçi, nga Shkodra, dhe Dritan Rexhepi, i cili ndodhet në burg në Ekuador, kanë kontaktuar me familjen e Jan Prengës dhe u kërkuan atyre ta detyronin Astritin të kthente mallin.

Dritan Rexhepi i ka premtuar Ndrekë Prengës, i cili ndodhet në burg në Angli, se do t’i lironte vëllanë, sapo t’i kthenin drogën. “Po ju jap besën, ktheni pjesën tuaj se do lirohet pengu”, i premton Rexhepi – vëllait të 49-vjeçarit.

Pasi Astrit Prenga u ktheu sasinë prej 106 kg kokainë dhe shumën prej 700 mijë paund disa shtetasve nga Polonia, që i kishte çuar Rexhepi dhe Doçi, Ndrekë Prenga e ka kontaktuar sërish vlonjatin për t’i liruar vëllain, por ai i është përgjigjur se i kishin dalë nga fjala, pra ndihej i prerë në besë.

Për këtë, Rexhepi i ka treguar emrat e rrëmbyesve të vëllait dhe ka implikuar direkt Gentian Doçin, Korado Genjështen dhe Martin alias Gentian Bleta. Me këtë të fundit, Dritani ishte njohur në vite më parë në një burg në Itali.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË NJË MENDJE/ VIP-et shqiptare zgjedhin çantat më "in" të momentit
Previous article NË SHKELJE TË LIGJIT/ Audituesi i KLSH-së aktron në videon e inskenuar të Lulzim Bashës (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

ZJARR MASIV NË PYLLIN E SINICËS NË DEVOLL/ 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren Aktualitet

ZJARR MASIV NË PYLLIN E SINICËS NË DEVOLL/ 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

DEKLARATA E VUÇIÇ PËR LUMIN IBË/ Reagon edhe SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm Breaking News

DEKLARATA E VUÇIÇ PËR LUMIN IBË/ Reagon edhe SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT