• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRUPI I VARUR PËR ORË TË TËRA NË DRITARE/ Si përfundoi tragjikisht tentativa për vjedhje e 40-vjeçarit në Fier, flet vëllai i pronarit të banesës
Home
Aktualitet
Kronikë

TRUPI I VARUR PËR ORË TË TËRA NË DRITARE/ Si përfundoi tragjikisht tentativa për vjedhje e 40-vjeçarit në Fier, flet vëllai i pronarit të banesës

13 April, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një ngjarje e pazakontë është shënuar gjatë natës në lagjen “8 Shkurti” në Fier, ku një person ka humbur jetën në rrethana të pazakonta, teksa dyshohet se kishte tentuar të kryente një vjedhje.

Sipas informacioneve paraprake, viktima, një burrë rreth të 40-ave dhe ende i paidentifikuar, ka tentuar të futet në një banesë duke thyer xhamin e dritares. Ai dyshohet se është ngjitur me ndihmën e një stoli, por gjatë përpjekjes për të hyrë, ka humbur ekuilibrin pasi stoli i ka rrëshqitur nga këmbët.

Për pasojë, gjysma e trupit i ka mbetur e bllokuar në dritare, duke mbetur i varur për orë të tëra gjatë natës, çka dyshohet se i ka shkaktuar vdekjen.

Trupi i pajetë është konstatuar në orët e mëngjesit nga një fqinj, i cili kujdesej për banesën në mungesë të pronarit.

Sipas Nikollaq Lules, vëllai i pronarit të banesës, shtëpia trekatëshe i përket Uan Lules, i cili prej rreth një muaji ndodhet në Greqi pranë fëmijëve të tij. Ai shton se fqinjët kanë njoftuar menjëherë policinë sapo kanë konstatuar ngjarjen.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë kryer veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Ndërkohë, trupi i viktimës është dërguar në morgun e Fierit, ndërsa autoritetet po punojnë për identifikimin e tij.

Nikollaq Lule,vëllai i pronarit të banesës shprehet: “Banesa është e vëllait tim, i cili ndodhet në Greqi prej një muaji. Një fqinj që kujdeset për shtëpinë e ka gjetur në dritare dhe ka njoftuar policinë.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEOLAJM NGA HUNGARIA/ Kërcimi i ministrit të ardhshëm “vjedh” vëmendjen pasi fituan zgjedhjet
Previous article VRAU TË BIJËN NË SHQIPËRI/ Libani refuzon ekstradimin e palestinezit 49-vjeçar, gjykata e Tiranës e shpall të larguar nga vendi

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT