• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRUPAT E KORESË SË VERIUT NË RUSI? Putin: Është punë e shtetit rus
Home
Nderkombetare

TRUPAT E KORESË SË VERIUT NË RUSI? Putin: Është punë e shtetit rus

25 October, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti rus Vladimir Putin, tha të premten se është punë për Rusinë nëse vendos të përdorë apo jo trupat e Koresë së Veriut, ndërsa theksoi se nëse Ukraina dëshiron të anëtarësohet në NATO, atëherë Moska mund të bëjë çfarëdo që dëshiron për të garantuar sigurinë e saj.

Shtetet e Bashkuara thanë të mërkurën se kishin parë prova se Koreja e Veriut ka dërguar 3,000 trupa në Rusi për përfshirje të mundshme në Ukrainë, një lëvizje që Perëndimi po e konsideron si një përshkallëzim të mundshëm të luftës në Ukrainë.

Shërbimi i zbulimit ushtarak të Ukrainës tha se njësitë e para të Koresë së Veriut të trajnuara në Rusi ishin vendosur në rajonin Kursk, një zonë kufitare ruse pjesë të së cilës u morën nga forcat ukrainase në muajin gusht.

“Kur duhet të vendosim diçka, ne do të vendosim… por është vendimi ynë sovran nëse do ta zbatojmë, nëse jo, nëse na duhet”, tha Presidenti Putin për televizionin shtetëror rus. “Kjo është puna për ne”, shtoi ai. Ai tha se Perëndimi vazhdimisht thotë se është punë e Ukrainës së si do të vendos për sigurinë e saj, “me ose pa NATO-n”.

“Sa më shpejt ta kuptojnë kotësinë e një qasjeje të tillë në marrëdhëniet me Rusinë, aq më mirë do të jetë për të gjithë dhe ndoshta, mbi të gjitha, për veten e tyre”, tha Presidenti Putin.

Udhëheqësi rus Putin dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un, nënshkruan një marrëveshje gjithëpërfshirëse të partneritetit strategjik gjatë vizitës së Putinit në Phenian në muajin qershor.

Neni 4 i marrëveshjes thotë që “nëse njëra nga palët i nënshtrohet një sulmi të armatosur nga një shtet ose disa shtete dhe ndodhet në gjendje lufte, pala tjetër do të ofrojë menjëherë ndihmë ushtarake dhe ndihmë tjetër me të gjitha mjetet e saj”.

Putini të enjten nuk i mohoi pretendimet e SHBA-së se Koreja e Veriut kishte dërguar trupa në Rusi, por tha se i takon Moskës se si ta zbatojë marrëveshjen e mbrojtjes së ndërsjellë me Phenianin, ndërsa akuzoi Perëndimin për përshkallëzim të luftës në Ukrainë./Voa/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJE NGA ATENTATI NË DON BOSKO/ I shpalluri në kërkim mori makinë me qira, ia ndërroi targat dhe ia vendosi…
Previous article "U PLANIFIKUA SHUMË GJATË..."/ Partia e Punëtorëve të Kurdistanit merr përsipër sulmin terrorist në Turqi

s.autor

Postime të ngjashme

LUFTA SHBA-IRAN/ Trump po vë ‘bast’ te presioni ekonomik, Teherani te lodhja e presidentit amerikan Botë

LUFTA SHBA-IRAN/ Trump po vë ‘bast’ te presioni ekonomik, Teherani te lodhja e presidentit amerikan

TAJFUNI “DOLPHIN” GODET KINËN/ Evakuohen mbi 1 milion persona, anulohen 1,400 fluturime Botë

TAJFUNI “DOLPHIN” GODET KINËN/ Evakuohen mbi 1 milion persona, anulohen 1,400 fluturime

E BUJSHME NGA “WSJ”: Trump braktis marrëveshjen bërthamore me Iranin, për të hapur ngushticën e Hormuzit! Ja shkaqet e tërheqjes Botë

E BUJSHME NGA “WSJ”: Trump braktis marrëveshjen bërthamore me Iranin, për të hapur ngushticën e Hormuzit! Ja shkaqet e tërheqjes

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT