• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRUPA TË DJEGUR TË VËNË MBI NJËRI-TJETRIN/ PAMJET e tmerrshme nga masakra në Bucha të Ukrainës
Home
Nderkombetare

TRUPA TË DJEGUR TË VËNË MBI NJËRI-TJETRIN/ PAMJET e tmerrshme nga masakra në Bucha të Ukrainës

6 April, 2022 s.autor Aktualitet, Botë, Nderkombetare

Gjashtë trupa të djegur të vendosur mbi njëri-tjetrin ishin duke u hetuar të martën në qytetin Bucha, në rrethinat e Kievit, ku pas largimit të forcave ruse kanë dalë në pah prova rrënqethëse për vrasje dhe torturime. Nuk është e qartë se kush ishin personat apo se në çfarë rrethanash ata ishin vrarë. Një nga kufomat ishte më e vogël se të tjerat, ndoshta e një fëmije, tha Andrii Nebytov, kreu i policisë në rajonin e Kievit. Një nga kufomat kishte një plagë me armë në kokë.

Trupat e parë nga gazetarët e agjensisë së lajmeve Associated Press ishin fare pranë një rruge rezidenciale, pranë një vendi lojërash shumëngjyrësh dhe të boshatisur, dhe ishin të dukshëm për kalimtarët që kishin dalë me ndroje përjashta për të marrë ndihma.

“Është e tmerrshme”, tha Ministri i Brendshëm ukrainas Denys Monastyrsky në vendngjarje, ku kishte edhe gazetarë të tjerë. Ministri tha se Presidenti rus Vladimir Putin duhet “të shkojë në ferr”. Gazetarët e agjensisë së lajmeve Associated Press kanë parë dhjetëra kufoma nëpër qytetin Bucha, nga ku forcat ruse u tërhoqën javën e kaluar. Imazhet e disa prej trupave me duart e lidhura kanë tmerruar botën. Shumë nga viktimat e para nga gazetarët e Associated Press duket se janë qëlluar me armë nga afër, disa prej tyre në kokë. Të paktën dy prej tyre i kishin duart të lidhura.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se kufomat e të paktën 410 civilëve janë gjendur në qytetet përreth Kievit, të cilat u çliruan gjatë ditëve të fundit. Zyra e prokurorit të përgjithshëm ukrainas e ka përshkruar njërën nga dhomat e zbuluara në Bucha si një “dhomë torturash”, raporton VOA.

 

 

Imazhet e tmerrshme të trupave të keqtrajtuar apo të djegur dhe të lënë përjashta, ose të varrosur me nxitim, kanë shkaktuar thirrje për sanksione më të forta ndaj Kremlinit, në veçanti për një ndërprerje të importeve të karburantit nga Rusia. Gjermania dhe Franca reaguan duke dëbuar dhjetëra diplomatë rusë, duke sugjeruar se janë spiunë, dhe Presidenti amerikan Joe Biden tha se Presidenti rus Putin duhet gjykuar për krime lufte. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u largua për herë të parë nga Kievi, që kur lufta filloi rreth gjashtë javë më parë, për të parë nga afër ato që i quajti “gjenocid” dhe “krime lufte” në qytetin Bucha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËSON KEQ I RIU NË PASKUQAN/ Iu gjet drogë në banesë, policia e prangos (EMRI)
Previous article U MBYT NË LUMË/ Polumbarët rinisin kërkimet për gjetjen e trupit të 10-vjeçarit

s.autor

Postime të ngjashme

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro Aktualitet

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Shkodër 32-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Shkodër 32-vjeçari

“MASKAT I KAM QEJF…”/ 35-vjeçari hesht për grabitjen në Paskuqan Aktualitet

“MASKAT I KAM QEJF…”/ 35-vjeçari hesht për grabitjen në Paskuqan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT