• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Trump: Presidenti kinez më siguroi që takimi me Kim-in shkoi shumë mirë
Home
Nderkombetare

Trump: Presidenti kinez më siguroi që takimi me Kim-in shkoi shumë mirë

29 March, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti amerikan, Donald Trump, shkroi këtë mërkurë në Twitter se kishte marrë një mesazh nga Presidenti i Kinës, Xi Jingping, në lidhje me vizitën e fshehtë të diktatorit koreano-verior, Kim Jong Un, i cili ndodhej në Pekin gjatë kësaj fundjave.

Trump deklaron se Xi i ka thënë në mesazh se takimi me Kim-in shkoi “shumë mirë”, dhe se “Kim e mirëpret takimin me të”. Presidenti amerikan shton se sanksionet kundër Koresë së Veriut do të vazhdojnë të jenë në zbatim.

Presidenti shprehu optimizëm se “Kim Jong Un do të zgjedhë të bëjë më të mirën për popullin e tij dhe për njerëzimin. E mirëpres takimin tonë”.

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se qeveria kineze kishte telefonuar për t’i përditësuar rreth vizitës së Kim-it. Përditësimi përfshinte një “mesazh personal” të dërguar nga Xi për presidentin Trump, sipas Shtëpisë së Bardhë, edhe pse nuk dhanë detaje të mëtejshme.

“Ne e shohim vizitën e Kim-it në Kinë si dëshmi se fushata jonë me presion maksimal po krijon atmosferën e duhur për dialog me Korenë e Veriut”, tha Sekretarja e Shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Sarah Sanders.

Diktatori i Koresë së Veriut u largua nga Pekini të martën, pasi ishte takuar me krerët e vendit për disa ditë me radhë. Vizita e tij nuk u njoftua në publik deri ditën që ndodhej në Kinë, sipas CNN.

Shtëpia e Bardhë kishte njoftuar në fillim të këtij muaji se Presidenti Trump e kishte pranuar ftesën e udhëheqësit koreano-verior për t’u takuar.

Koreja e Veriut ende nuk ka komentuar për takimin në fjalë. Trump e pranoi ftesën nga Kim Jong Un pasi iu raportua verbalisht në Uashington nga një delegacion i Koresë së Jugut.

Nëse krerët e dy vendeve takohen, do të ishte hera e parë që një President amerikan takohet me një udhëheqës të kombit të izoluar aziatik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kur gjithçka shkon për keq! Kjo është FOTOJA që shkatërroi një familje
Previous article Horoskopi ditor, e enjte 29 mars 2018: Pasioni do të mbizotërojë, por kujdes nga ata që...

F.autor

Postime të ngjashme

300 MILIARDË DOLLARË DHE FUNDI I LUFTËS? Zbulohen detajet e marrëveshjes SHBA-Iran Botë

300 MILIARDË DOLLARË DHE FUNDI I LUFTËS? Zbulohen detajet e marrëveshjes SHBA-Iran

INCIDENT NË KANALIN E LAMANSHIT/ Fregata ruse qëllon drejt një jahti britanik Botë

INCIDENT NË KANALIN E LAMANSHIT/ Fregata ruse qëllon drejt një jahti britanik

NAFTA BIE NËN 80 DOLLARË PËR FUÇI/ Çmimi më i ulët që para luftës SHBA-Iran Botë

NAFTA BIE NËN 80 DOLLARË PËR FUÇI/ Çmimi më i ulët që para luftës SHBA-Iran

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT