• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Trump ofendoi EMIGRANTËT/ Njihuni me të gjitha reagimet pas komentit nga zyrtarët e lartë deri tek…
Home
Nderkombetare

Trump ofendoi EMIGRANTËT/ Njihuni me të gjitha reagimet pas komentit nga zyrtarët e lartë deri tek…

13 January, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Komentet me fjalë vulgare që bëri dje para ligjvënësve Presidenti Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë për imigracionin, ku, sipas njoftimeve ai iu referua Haitit dhe vendeve afrikane, janë dënuar si brenda, edhe jashtë Shteteve të Bashkuara.

Zëdhënësi i Agjencisë së Kombeve të Bashjuara për të Drejtat e Njeriut, Rupert Colville, i cilësoi komentet raciste.

Bashkimi Afrikan tha se “ishte alarmuar” nga deklarata e Presidentit. Zëdhënësja e Bashkimit Ebba Kalondo i tha Agjencisë “Associated Press”, se “Duke patur parasysh numrin e madh të afrikano-amerikanëve që erdhën në Shtetet e Bashkuara si skllevër, kjo deklaratë i tejkalon të gjitha sjelljet dhe praktikat e pranueshme. Kjo është me të vërtetë për t’u çuditur, për faktin se SHBA mbeten një shembull botëror, se si emigracioni solli lindjen e një vendi të ndërtuar mbi vlerat e diversitetit dhe mundësive.”

Kongresi Kombëtar Afrikan, partia në pushtet në Afrikën e Jugut, tha se komentet e zotit Trump janë “jashtëzakonisht ofenduese.”

Departamenti amerikan i Shtetit tha të premten se diplomatët amerikanë në Haiti dhe në Botswana janë thirrur nga zyrtarë qeveritarë për të diskutuar lidhur me komentet.

Ligjvënësja republikane Mia Love, familja e së cilës ka ardhur nga Haiti, tha se komentet e presidentit janë “të panjerëzishme, përçarëse, elitiste dhe janë një shuplakë ndaj vlerave tona kombëtare. Kjo sjellje është e papranueshme për udhëheqës të vendit tonë.”

Love, ligjvënëse e shtetit Jutah, i bëri thirrje presidentit t’i kërkojë falje popullit haitian.

Komentet e zotit Trump i dënuan edhe ligjvënës të tjerë republikanë, si Ileana Ros-Lehtinen e Floridës, e cila tha se komente të ngjashme nuk duhen dëgjuar as nga fëmijët e jo më në Shtëpinë e Bardhë.

Ligjvënësi i Minesotës Ilhan Omar, me prejardhje somaleze, tha se ai ndjehet krenar që ka ardhur në SHBA si emigrant.

Senatori republikan i Arizonës Jeff Flake, tha se prindërit e tij kishin ardhur nga vende jo as të zhvilluara sa Amerika, por se ai ndjehet mirë që ata janë mirëpritur në SHBA.

Reagime me kritika pati edhe nga ligjvënës demokratë: senatorja e Kalifornisë Kamala Harris dhe Cedric Richmond i Louisianës.

E pyetur nga mediat, përfshirë Zërin e Amerikës, Shtëpia e Bardhë lëshoi një deklaratë, ku thuhej se presidenti do të pranojë vetëm një marrëveshje emigracioni që “trajton si duhet sistemin e llotarisë së vizave dhe emigracionin zinxhir” – dy programe të cilat dëmtojnë ekonominë dhe lejojnë terroristët në vend.”

Imigracioni zinxhir është një term i përdorur nga kritikët e imigracionit, të cilët i referohen sistemit që lejon të afërmit të sponsorizojnë anëtarët e familjes për të ardhur në Shtetet e Bashkuara.

Shtëpia e Bardhë nuk konfirmoi dhe as nuk mohoi nëse Presidenti kishte përdorur fjalën e papërshtatshme kur kishte folur për Haitin dhe Afrikën.

Presidenti dhe komentet për imigracionin

Zoti Trump i habiti disa ligjvënës të enjten gjatë takimit me ta për imigracionin, kur iu referua Haitit dhe vendeve afrikane me një fjalë të papërshtatshme.

“Pse i pranojmë gjithë këta njerëz nga vende (…) të vijnë këtu”, pyeti presidenti, sipas një njoftimi që u raportua për herë të parë nga gazeta Washington Post dhe u konfirmua nga televizioni CNN. Fjala e përdorur prej tij mund të përkthehet afërsisht si “të pista dhe të varfra”.

Zoti Trump tha se Shtetet e Bashkuara duhet të lejojnë më shumë njerëz nga vende të tilla si Norvegjia, kryeministrja e së cilës u takua me të në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën.

Por sot, në një koment në Twitter, Presidenti mohoi të kishte përdorur fjalët të cilave po i refererohen mediat:

“Gjuha e përdorur prej meje në takimin për DACA-n ishte e ashpër, por jo ajo që thuhet. Në fakt, i ashpër ishte propozimi i çuditshëm i bërë në mbledhje, që ishte një hap i madh prapa për DACA-n”, shkruante zoti Trump.

Presidenti iu referua programit, që mbron nga deportimi rreth 800 mijë emigrantë të rinj, të sjellë në SHBA ilegalisht nga prindërit e tyre kur ishin fëmijë.

Sipas njoftimeve, Presidenti Trump i bëri komentet kur senatori Dick Durbin, demokrat nga shteti Ilinoi, po shpjegonte kuadrin e një marrëveshjeje të arritur nga gjashtë senatorë të të dyja partive, e cila që synon mbrojtjen nga deportimi të këtyre emigrantëve të rinj, si dhe forcimin e sigurisë së kufirit.

Presidenti reagoi sot në Twitter duke thënë se ai iu referua vendeve me rezultate të këqia dhe se ai kërkon një sistem imigracioni të bazuar mbi meritën, për të sjellë njerëz që e çojnë përpara Amerikën. “Dua siguri për njerëzit tanë, dua të ndalet vërshimi masiv i drogave, dua financimin e ushtrisë, jo si demokratët që kërkojnë t’ia heqin fondet”, shkruante Presidenti Trump.

E pyetur nga mediat, përfshirë Zërin e Amerikës, Shtëpia e Bardhë lëshoi një deklaratë ku thuhej se presidenti do të pranojë vetëm një marrëveshje emigracioni që “trajton si duhet sistemin e llotarisë së vizave dhe emigracionin zinxhir” – dy programe të cilat dëmtojnë ekonominë tonë dhe lejojnë terroristët në vend.” Imigracioni zinxhir është një term i përdorur nga kritikët e imigracionit, të cilët i referohen sistemit që lejon të afërmit të sponsorizojnë anëtarët e familjes për të ardhur në Shtetet e Bashkuara.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rama uron mëngjesin me PAMJET fantastike të Shqipërisë PASQYRUAR në mediat skandinave! (FOTO+VIDEO)
Previous article Skiatori Kosovarë renditet i 43-ti në Kupën e Botës në Zvicër

F.autor

Postime të ngjashme

IRANI PARALAJMËRON BULLGARINË: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte Botë

IRANI PARALAJMËRON BULLGARINË: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte

GRUPI HOUTHI KËRCËNOI ME BLLOKADË NË DETIN E KUQ/ Paralajmëron Trump: Nëse ndodh… Botë

GRUPI HOUTHI KËRCËNOI ME BLLOKADË NË DETIN E KUQ/ Paralajmëron Trump: Nëse ndodh…

FRANCA NDJEK SHEMBULLIN E AUSTRALISË/ Parlamenti voton sot ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç Botë

FRANCA NDJEK SHEMBULLIN E AUSTRALISË/ Parlamenti voton sot ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT