• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRUMP NUK TËRHIQET NGA GROENDLAND/ Do të nisë bisedime për blerjen e ishullit
Home
Nderkombetare

TRUMP NUK TËRHIQET NGA GROENDLAND/ Do të nisë bisedime për blerjen e ishullit

14 January, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Senatorët Republikanë po përpiqen të mbledhin mbështetje maksimale mbi një projektligj të hartuar në mënyrë që Presidenca e Donald Trump të sigurojë autorizimin për të nisur bisedimet për blerjen e Groenlandës. Lajmi u bë i ditur fillimisht nga Fox News ku u zbulua se projektligjit quhet “Ta bëjmë Groenlandën të Madhe sërish”.

Projektligji, i cili mbështetet nga 12 republikan aktualisht me shumë gjasë do të miratohet pasi republikanët kanë shumicën në Senat dhe në Kongres. Nëpërmjet këtij projektligj Donald Trump do të lejohej të niste menjëherë negociatat me Danimarkën për blerjen e Groenlandës pas marrjes së pushtetit në 20 janar.

“Kongresi autorizon Presidentin, duke filluar nga ora 12:01 më 20 janar, për të kërkuar fillimin e negociatave me Mbretërinë e Danimarkës për të siguruar blerjen e Groenlandës nga Shtetet e Bashkuara”, thuhet në këtë projektligj. “Jo më vonë se 5 ditë pas arritjes së një marrëveshjeje me Mbretërinë e Danimarkës në lidhje me blerjen e Groenlandës nga Shtetet e Bashkuara, Presidenti do t’u dërgojë komisioneve përkatëse të Kongresit marrëveshjen, duke përfshirë të gjitha materialet dhe anekset përkatëse”, shton ai.

Danimarka ka kontrollin e Groenlandës prej disa shekujsh, fillimisht si koloni dhe aktualisht si territor gjysmë sovran. Ishulli i nënshtrohet kushtetutës daneze, që do të thotë se çdo ndryshim në statusin e tij ligjor do të kërkonte një ndryshim kushtetues. Kryeministri i Groenlandës Mute Egede, i cili ka rritur përpjekjet për pavarësi, ka thënë vazhdimisht se ishulli nuk është në shitje dhe se i takon popullit të tij të vendosë për të ardhmen e tij. Megjithat Egede ka deklaruar se Groenlanda është e gatshme për me shume bashkëpunim ushtarak me Shtetet e Bashkuara te Amerikës.Presidenti i zgjedhur Amerikan Donald Trump ka deklaruar se dëshiron te bëjë Groenlandën pjesë të Shteteve të Bashkuara dhe nuk ka përjashtuar përdorimin e fuqisë ushtarake ose ekonomike për të bindur Danimarkën që ta dorëzojë atë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DËSHMIA NË GJKKO/ Dumani: Erjon Alibeaj më dha 10 emra që duhej të vrisja! Lista kryesohej nga…
Previous article "S'KE RRUGË PËR GIRO D'ITALIA"/ Rama i përgjigjet komentuesit: Nuk ka të verbër më tepër se ai që nuk do të shikojë

s.autor

Postime të ngjashme

PAK DITË PARA VIZITËS SË TRUMP/ Arrestohet një person pranë fushës së golfit, i gjenden armë dhe municione Botë

PAK DITË PARA VIZITËS SË TRUMP/ Arrestohet një person pranë fushës së golfit, i gjenden armë dhe municione

PARALAJMËRON TRUMP: Këto negociata, shansi i fundit për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin Botë

PARALAJMËRON TRUMP: Këto negociata, shansi i fundit për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

MBI 100 SHPËRTHIME TRONDITËN ZONËN/ Zjarret në Francë zbulojnë depo me 400 predha të Luftës së Dytë Botërore Botë

MBI 100 SHPËRTHIME TRONDITËN ZONËN/ Zjarret në Francë zbulojnë depo me 400 predha të Luftës së Dytë Botërore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT