• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Trump në telash të madh me mjekun e Shtëpisë së Bardhë/“Pi shumë alkool dhe krijon mjedis negativ”
Home
Nderkombetare

Trump në telash të madh me mjekun e Shtëpisë së Bardhë/“Pi shumë alkool dhe krijon mjedis negativ”

25 April, 2018 anxheladoko Botë, Nderkombetare

Presidenti Donald Trump thotë se ia ka lënë në dorë mjekut të Shtëpisë së Bardhë, Admiralit Ronny Jackson, nëse do të pranojë emërimin si Sekretar i Çështjeve të Veteranëve pasi kanë dalë akuza serioze ndaj tij për akte të papërshtatshme ose të paligjshme personale dhe profesionale.

Presidenti thotë se pas këtyre akuzave, atij nuk ka ç’i duhet ky post:
“Unë nuk do ta pranoja. Përse? Që të abuzohem nga një tufë politikanësh që nuk duan t’ia dinë për vendin? Nuk duhet ta pranojë emërimin, mendoj unë, por ai e ka vetë në dorë,” tha presidenti.

Zoti Trump i bëri komentet disa orë pasi senatorët shtynë pa afat seancën dëgjimore për konfirmimin e zotit Jackson që ishte planifikuar për të mërkurën.

Senatorët po analizojnë pretendimet e ngritura kundër kandidatit për sekretar të Çështjeve të Veteranëve se ai kishte krijuar një mjedis tepër negativ e të tensionuar pune në Shtëpinë e Bardhë dhe se pinte shumë alkool.

Emërimi i Ronny Jackson, aktualisht mjeku i presidentit në Shtëpinë e Bardhë, zgjoi kritika të shumta si resultat i mungesës së eksperiencës në detyra menaxhuese për një rol udhëheqës si sekretar i Çështjeve të Veteranëve në agjencinë e dytë më të madhe të qeverisë amerikane me 377 mijë punonjës, shkruan VOA.

Ronny Jackson u zgjodh për të zëvendësuar David Shulkin, sekretar i mëparshëm i Çështjeve të Veteranëve i emëruar nga Presidenti Obama, i shkarkuar nga Presidenti Trump.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Guri flet për ofertën aziatike, tregon se ku do të transferohet
Previous article Milan, Calhanoglu tregon problemet që pati me Montella

anxheladoko

Postime të ngjashme

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur Botë

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT