• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRUMP NË KËRKIM TË TROJEVE TË LIRA/ Do të blejë ishullin e akullit
Home
Nderkombetare

TRUMP NË KËRKIM TË TROJEVE TË LIRA/ Do të blejë ishullin e akullit

16 August, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti Donald Trump duket se është në kërkim të blerjes së trojeve të reja. Pasi i vlerësoi plazhet e Koresë së Veriut si “plazhe fantastike” për apartamente pushimi, ai dëshiron të blejë tani edhe Groenland.

A është presidenti Donald Trump në kërkim të hyrjes në librat e historisë apo po punon sërish në punën e tij të dikurshme si biznesmen i imobilieve? Sidoqoftë, ideja e tij të kujton blerjen e Alaskës në vitin 1867. Atëkohë SHBA e blenë rajonin e shtetit më verior federal amerikan nga perandoria ruse e carëve – për një çmim mjaft të lirë, 7,2 milionë dollarë, sot kësaj shifre i përket një vlerë prej 120 milionë dollarësh.

Sipas të dhënave të  qarqeve të brendshme, Trump me sa duket po përgatit blerjen e Groenlandës nga ana e SHBA.

Edhe Harry Truman donte të blinte Groenland

Presidenti është i interesuar për burimet natyrore dhe rëndësinë gjeostrategjike të pjesës në verilindje të Kanadasë, thuhet. Sipas gazetës “Wall Street Journal” disa këshilltarë të Trumpit shohin avantazhe për SHBA nga blerja e ishullit, të tjerë flasin për “një impresionim të përkohshëm” të presidentit amerikan.

Kaq e re kjo ide nuk është. Një nga paraardhësit e Donald Trump, Harry Truman kishte nxitur idenë e blerjes së Groenlandit për 100 milionë dollarë. Groenland është ishulli më i madh i Tokës. Në ishullin e mbuluar në 80% të tij nga akulli, e që ndodhet mes Atlantikut të Veriut dhe Detit Polar ndodhet edhe baza ushtarake amerikan, Thule Air Base. Ky ishull, krahas Antarktidës ka dendësinë më të vogël të popullsisë në botë.

Groenland ka tani statusin e një territori të pavarur të Danimarkës.

Trump, i cili tani ndodhet me pushime në klubin e golfit, Bedminster do të qëndrojë në fillim të shtatorit gjatë vizitës në Europë edhe në Danimarkë. Nuk ka të dhëna, se ai do të flasë  në Danimarkë për blerjen e ishullit. Më parë Trump ka lëvduar “plazhet fantastike” të Koresë së Veriut, si një vend ideal për apartamente pushimesh./DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BARYERN E NIS ME ZHGËNJIM/ Barazon me Herthan në "Allianz Arena" (VIDEO)
Previous article SHUHET FATOS BAXHAKU/ Veliaj: Lajm trishtues...një nga penat më të mira të gazetarisë shqiptare

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi Botë

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik Botë

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Botë

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT