Gjatë një turneu festues në Midset, Presidenti i SHBA-së u pa i acaruar kur mori vesh se prokurorët federalë kishin hyrë në dyshime pë shefin e financave të kompanisë së tij .
Ky lajm duket se e zemëroi Trumpin mbi cështjet ligjore që hedhin gjithnjë e më shumë mjegull në administratën e tij .
“Ata po vdesin të na shohin të bëjmë pak gabim,” tha Trump në qytetin Granite City, Illinois, ku shpresonte të gëzonte lajme pozitive ekonomike përpara një turme mbështetëse.
Ndihmësit e Trump thane se turneu ishte organizuar duke shpresuar të vënë në qendër të vëmendjes politikat që kanë ndihmuar në rritjen e prodhimit amerikan.
Duke e bërë këtë, ai gjen dhe një mënyrë për ta larguar nga hetimet e vazhdueshme të Rusisë.
Trump u shpreh ashpërshisht ndaj medias duke deklaruar se ato po gjejnë dhe po “kapen” pas cdo detaji duke analizuar gjithcka vetëm për të hedhur baltë mbi politikën e tij .
Ka pasur disa shenja këtë javë që tregojnë se Trump po e merr seriozisht sugjerimin e ndihmësit të tij që ai ta përqendrojë mesazhin e tij mbi ekonominë dhe vendet e punës, në vend që t’i përgjigjet çdo pyetjeje që është lobuar në ecurinë e politikave të tij .
Ai refuzoi pothuajse çdo pyetje të ngritur këtë javë, përtej një përgjigjeje të menjëhershme të hënën, kur u pyet nëse po provokonte luftë me Iranin.
Kanë qënë këto arsyet pse Trump ka urdheruar mospjesëmarrjen e gazetarit të CNN në ngjarjen Xhennet Rose , pasi ky i fundit e ka pyetur për cështjen e ish avokatit të tij Cohen , për faktin që Trump e idnte për takimin e tij me Rusinë.
Miku i tij i vjetër Larry Kudlow, tashmë këshilltar i lartë ekonomik i Shtëpisë së Bardhë, tha se lajmi pozitiv ekonomik – i shoqëruar me një marrëveshje paraprake me Bashkimin Evropian për të ulur barrierat tregtare – e ka cuar Presidentin në një gjendje të gëzuar.
/AlpeNews.al


