• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Trump në gatishmëri: “Mezi po pres” të merrem në pyetje nga Prokurori i Posaçëm
Home
Nderkombetare

Trump në gatishmëri: “Mezi po pres” të merrem në pyetje nga Prokurori i Posaçëm

25 January, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Presidenti amerikan Donald Trump e mirëpret marrjen në pyetje nga këshilltari i posaçëm Robert Mueller, i cili drejton hetimin mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale. Zoti Mueller gjithashtu po heton nëse presidenti Trump është përpjekur të pengojë hetimin në fjalë.

Pas raportimeve se këshilltari i posaçëm Robert Mueller do të marrë së shpejti në pyetje presidentin amerikan Donald Trump, ky i fundit ka shprehur gatishmërinë për t’iu përgjigjur çdo pyetjeje.

“Mezi e pres, në fakt,” u shpreh Trump për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, i pyetur për një intervistë të mundshme me zotin Mueller.

“Do të përgjigjesha nën betim,” shtoi më tej Presidenti.

Prokurori i posaçëm Robert Mueller i cili po heton ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të 2016, gjithashtu po shqyrton nëse Trump është përpjekur të pengojë hetimin në fjalë, me heqjen nga detyra të ish-drejtorit të FBI-së James Comey.

Por Preisdenti vijon ta mohojë këtë pretendim, teksa përsëriti qëndrimin e tij se nuk ka patur asnjë lloj konflikti apo pengese gjatë hetimit që ai e ka cilësuar më parë si “gjueti shtrigash”.

Kujtojmë se në kuadër të këtij investigimi, në pyetje është marrë edhe Prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions, lajm i konfirmuar nga Departamenti amerikan i Drejtësisë më herët gjatë javës.

Gjithashtu, përtej deklaratave mohuese nga Uashingtoni dhe Moska, komuniteti i inteligjencës amerikane ka dalë tashmë në përfundimin se Rusia është përpjekur të ndikojë në zgjedhjet presidenciale në favor të zotit Trump.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Malota merr “13” edhe te Vllaznia, ja domethënia e këtij numri
Previous article De Gea me çdo kusht te Reali, 2 lojtarë dhe para 'cash' për United

Ina.Autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT