• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRUMP NË ARIZONA/ Kritika ndaj Biden dhe Harris mbi sigurinë kufitare
Home
Nderkombetare

TRUMP NË ARIZONA/ Kritika ndaj Biden dhe Harris mbi sigurinë kufitare

23 August, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Gjatë një vizite të enjten në Arizona, një shtet në kufi me Meksikën ish-Presidenti Donald Trump i bëri jehonë mesazhit të tij të fortë mbi sigurinë kufitare.

“Në të djathtën time është ajo që ne e quajmë muri i Trumpit. Ky ishte muri që u ndërtua nën Presidentin Trump”, tha Paul Perez, presidenti i Sindikatës së Patrullës Kufitare që shoqëronte Trump gjatë kësaj vizite.

“Në të majtën time, kemi atë që ne e quajmë muri Kamala, që nuk shërben për asgjë, sepse nuk është i ngritur”, shtoi ai.

Kjo është vizita e katërt, në një seri aktivitetesh të mbajtura këtë javë në ato që njihen si shtete fushëbeteje, ndërsa demokratët po mbajnë Kuvendin Kombëtar në Çikago. Të mërkurën në mbrëmje folësit në kuvend akuzuan zotin Trump se po përdor kufirin për të nxitur bazën e tij duke sulmuar ashpër emigrantët.

Në vizitën kufitare të së enjtes ish-presidentit iu bashkuan edhe disa nëna, fëmijët e të cilëve dyshohet se janë vrarë nga imigrantë të paligjshëm gjatë administratës Biden. Zoti Trump e vë shpesh theksin tek sulmet e kryera nga emigrantët e paligjshëm, megjithëse disa studime kanë treguar se persona që jetojnë në mënyrë të paligjshme në SHBA, kanë më pak gjasa sesa amerikanët që të arrestohen për krime të dhunshme apo drogë.

“Dua realisht që të gjithë të kuptojnë se sa i rëndësishëm është kontrolli kufitar, sepse ne po humbasim njerëz shumë të pafajshëm nga krime të tmerrshme”, tha Alexis Nungaray, nëna e 12-vjeçares Jocelyn Nungaray, e cila u vra në Hjuston në muajin qershor.

Gjatë aktivitetit në Arizona, snajperët qëndruan në pozicione të ngritura, me sytë dhe armët e tyre e drejtuara nga Meksika. Forcat e sigurisë dukeshin qartë edhe në anën meksikane të kufirit, mes tyre persona të armatosur me pajisje taktike. Të tjerë mbanin uniforma që i identifikonin si anëtarë të policisë së shtetit meksikan.

“Ajo që Biden dhe Kamala u kanë bërë familjeve që janë këtu me mua dhe shumë të tjerëve, mijëra e mijëra të tjerëve, jo vetëm të vrarë, por edhe të plagosur rëndë, deri në atë një pikë që nuk mund të bëjnë më një jetë normale, është e turpshme dhe e rëndë”, tha Trump.

Këtë javë, zoti Trump ka udhëtuar në Pensilvani, Miçigan dhe Karolinën e Veriut si dhe do të mbajë aktivitete elektorale në Las Vegas dhe në periferi Feniksit, në Glendale, të premten. Kandidati republikan për Nënpresident JD Vance foli në të njëjtin vend pranë kufirit, disa javë më parë./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKSTRADOHET NGA FRANCA 48-VJEÇARI/ Si e kërcënoi me jetë gruan në prani të fëmijëve të mitur
Previous article SHËRBIM PËR 290 MIJË QYTETARË TË QARKUT DURRËS/ Rama publikon pamjet nga Poliklinika e Specialisteve: Gati të hapë dyert

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT