• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Trump ndryshon sërish qëndrim: Fushata e 2016 është përgjuar, dokumentet tregojnë…
Home
Nderkombetare

Trump ndryshon sërish qëndrim: Fushata e 2016 është përgjuar, dokumentet tregojnë…

22 July, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti Donald Trump tha të dielën se dokumetet e bëra publike kohët e fundit lidhur me origjinën e një hetimi ndaj një ish ndihmësi të tij për lidhje të mundshme me Rusinë e përforcojnë më tej thënien e tij se hetuesit e qeverisë amerikane përgjonin fushatën e tij elektorale të vitit 2016.

Në një koment në Twitter, presidenti shkruante se dokumentet provojnë se “Departementi i Drejtësisë dhe FBI-ja e çorjentuan gjykatën, një “gjueti shtrigash me mashtrime”, – shkruante presidenti.

Nuk është e qartë arsyeja përse Trump mendon se Gjykata e Survejimit të Zbulimit të Huaj ishte çorjentuar në përgjimet e qeverisë në vitin 2016, dhe vitin e kaluar, me ardhjen e tij në pushtet, për të regjistruar dhe përgjuar ish ndihmësin e tij Carter Page.

Senatori republikan Marco Rubio, rivali i zotit Trump në zgjedhjet e vitit 2016, i tha CNN-it se nuk mendonte që FBI-ja kishte bërë diçka të gabuar, duke survejuar zotin Page.

FBI pati thënë në tetor të vitit 2016 se “dyshohej që Page kishte qenë objekt rekritimi nga qeveria ruse”.

Ndaj zotit Page, i cili prej një kohe të gjatë ka mohuar të ketë qenë agjent rus, nuk janë ngritur akuza kriminale.

Të dielën ai pranoi në një intervistë për CNN-in, se i kishte dhënë këshilla Kremlinit për energjinë në një konferencë të vitit 2013 në Rusi dhe se pati mbajtur atje një fjalim në vitin 2016, me rastin e diplomimit të studentëve.

Por ai hodhi poshtë si “qesharake” çdo akuzë se ai i kishte shërbyer si agjent Moskës. “Është qesharake, unë nuk kam qenë kurrë agjent i ndonjë shteti të huaj”, tha Page.

Përgjimet nga FBI-ja u provuan në katër raste nga gjykatësit e emëruar nga Kryetari i Gjykatës së Lartë të SHBA, John Roberts. Trump dhe aleatët e tij republikanë në Kongres, thonë, se vendimi i FBI-së për të kryer përgjimet ishte mbështetur tek një dosje mbi lidhjet e zotit Trump me Rusinë, e hartuar nga Christopher Steele, një ish agjent britanik, i paguar nga fushata e rivales demokrate të Donald Trumpit, Hillary Clinton.

Por dokumentet e publikuara të shtunën me kërkesën e disa mediave, zbulojnë se FBI-ja nuk ishte bazuar shumë tek dosja e zotit Steele.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MREKULLIA"/ Shqiptari zgjohet nga koma kur familjarët i shkojnë në dhomën e spitalit... (FOTO)
Previous article I ka hije një nëne të bëjë skena të tilla provokuese? Nora Istrefi u përgjigjet të gjithë kritikëve

F.autor

Postime të ngjashme

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana Botë

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini Botë

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje Botë

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT