Presidenti amerikan Donald Trump ka premtuar përmes një postimi në twitter “ pasoja që asnjë shtet nuk i ka vuajtur më parë” për presidentin Iranian Hassan Rouhani .
Teksa i drejtohej liderit Iranian Rouhanit, Trump e paralajmëron të mos “ kërcënojë më kurrë Shtetet e Bashkuara të Amerikës” ose do të vuajë pasoja të cilat pak shtete i kanë vuajtur përgjatë historisë”.
Ai shkruan se Rouhanin po përdor “ Fjalë të çmendura të dhunës dhe vdekjes”.
Presidenti amerikan është i njohur për përdorimin e tij të lirë të shkronjave kapitale në twitter, por si rrallëherë, ky postim ishte i ndërtuar i gjiithi me shkronja kapitale.
Postimi i Trump kundër Iranit, vjen si kundërpërgjigje e paralajmërimeve të mëparshme të presidentit të Iranit, Hassan Rouhani. Ai gjatë së Dielës kërkonte nga Washingtoni të hiqte dorë ndaj provokimeve për Iranin, sepse do të nxirrte “nënën e të gjithë luftrave” .
“Amerikanët duhet të kuptojnë mirë që paqja me Iranin është nëna e paqes, dhe lufta me Iranin është nëna e e të gjithë luftrave dhe kjo e fundit do të linte vend vetëm për keqardhje, shkruante Rouhani.


