• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRUMP MBLEDH KABINETIN PRESIDENCIAL/ Njofton tarifa doganore 25% për BE dhe mburr Musk para sekretarëve: Kush s’e pëlqen, të largohet tani…
Home
Nderkombetare

TRUMP MBLEDH KABINETIN PRESIDENCIAL/ Njofton tarifa doganore 25% për BE dhe mburr Musk para sekretarëve: Kush s’e pëlqen, të largohet tani…

26 February, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Takimi i parë kabinetit presidencial të Donald Trump u hap me një lutje, më pas presidenti mori fjalën dhe renditi disa nga rezultatet e arritura në muajin e parë të administratës së tij.

“Një nga iniciativat më të rëndësishme është departamenti për efikasitetin e qeverisë,” tha presidenti amerikan, duke i kërkuar Elon Musk-ut të fliste.

“Nuk mund të përballojmë si shtet një deficit prej 2.000 miliardë dollarësh. Duhet të veprojmë, përndryshe Amerika do të shkojë drejt falimentimit,” tha Musk në fjalën e tij.

“Qëllimi i Doge është të përballet me deficitin.” Për ta arritur këtë, miliarderi specifikoi se duhet të “kursejmë 4 miliardë dollarë në ditë.”

Musk përgëzoi ekipin qeveritar të Trump: “Është më i miri i të gjitha kohërave.”

Ai nuk ishte ulur në tavolinë me ministrat, por iu drejtua atyre duke qëndruar në këmbë. Miliarderi mbante një kapele me strehë të zezë dhe iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve të pranishëm.

Një gazetar e pyeti Musk-un nëse anëtarët e kabinetit ishin të kënaqur me punën e tij. Në atë moment ndërhyri Trump, duke pyetur:

“A ka njeri që nuk është i kënaqur me Elon? Nëse po, do ta largojmë menjëherë.”

Pas kësaj deklarate, të pranishmit shpërthyen në duartrokitje për Musk-un. Më pas, Trump vazhdoi: “Ata kanë shumë respekt për Elon dhe për atë që po bën ai. Disa mund të kenë pak mospajtime, por ju them se shumica jo vetëm që janë të kënaqur, por edhe entuziastë.”

Duke folur me gazetarët, Trump njoftoi gjithashtu se ishte marrë një vendim për tarifat doganore ndaj Bashkimit Evropian, të cilin “do ta shpallim shumë shpejt.”

Ai shtoi se “në terma të përgjithshëm” tarifat do të jenë 25% “për makinat dhe për të gjitha gjërat e tjera.”

Trump shtoi: “I dua vendet evropiane, por Bashkimi Evropian u krijua për të mashtruar Shtetet e Bashkuara.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇËSHTJET GLOBALE/ Erdogan zhvillon një bisedë telefonike me Vuçiç
Previous article "DO JU VRAS..."/ DËSHMIA e noterit të kërcënuar nga “Ben Qimja”: Erdhi te zyra bashkë me djalin dhe nipin...

s.autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit Botë

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore Botë

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore

ANALIZA E DW: Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë? Botë

ANALIZA E DW: Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT