• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Trump mbështet kandidatin për senator që akuzohet për ngacmime seksuale
Home
Nderkombetare

Trump mbështet kandidatin për senator që akuzohet për ngacmime seksuale

12 December, 2017 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

E gjithë bota i ka sytë në Alabama. Pretendimet dhe akuzat për sjellje të keqe seksuale ndaj kandidatit e kanë sjellë në qendër të vëmendjes Senatin Amerikan.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump shprehu mbështetje të plotë për ish-gjykatësin e Alabamas, i cili konkurron me demokratin Doug Jones, për vendin në Senat.

Presidenti, ka incizuar një audio-mesazh për kandidatin republikan për senator, Roy Moore, i akuzuar për sjellje të keqe seksuale.

Zgjedhjet e së martës mund të ndryshojnë balancën e pushtetit në Senat, përpara zgjedhjeve afatmesme të Kongresit, vitin e ardhshëm.

Moore i mohon pretendimet e disa grave se ai ka bërë veprime të padëshirueshme seksuale.

Një grua pretendon se ai e ka ngacmuar atë kur ajo ka qenë 14 vjeçe; një tjetër thotë se Moore është përpjekur ta përdhunojë.

Në një tubim të hënën në mbrëmje, Moore përsëriti mohimet e tij, duke pyetur përse këto gra kanë qenë të qeta për 40 vjet, derisa ai ka drejtuar zyra të ndryshme politike.

Fushata e Moore e shpërndau audio-mesazhin e Trumpit, i cili u tha votuesve se agjenda e tij “do të lëkundet” nëse Moore i humb zgjedhjet.

Fituesi i së martës do të marrë vendin e mbajtur më parë në Senat nga prokurori i përgjithshëm i administratës Trump, Jeff Sessions. Përgatiti:AlpeNews.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Aktorja e famshme ia thotë 'live' në emision: Të dua more djalë! (FOTO)
Previous article VIDEO/ U përçmua në fillim nga juria, por djali është i vendosur t'i habisë të gjithë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT