Presidenti i SHBA Donald Trump ka mbërritur në Kinë për bisedimet që do të fokusohen tek tensionet mbi programin bërthamor të Koresë së Veriut.
Trump mbërriti në Pekin, ku homologu i tij kinez Xi Jinping planifikoi një mirëseardhje luksoze për të.
Më herët, në një fjalim në parlamentin e Koresë së Jugut, Trump i kërkoi Kinës që të shkëpusë lidhjet me Korenë e Veriut.
Ardhja e tij erdhi vetëm disa orë pas fjalimit të tij në kryeqytetin e Koresë së Jugut Seul, ku ai e përshkroi Korenë e Veriut si “një ferr që askush nuk meriton”.
Duke e përjashtuar Rusinë dhe Kinën, ai kërkoi “të gjitha kombet përgjegjëse” që të izolojnë veriun dhe të zbatojnë plotësisht sanksionet e OKB-së, të ulin marrëdhëniet diplomatike dhe të shkëpusin lidhjet tregtare dhe teknologjike. “Ju nuk mund të mbështesni, ju nuk mund të furnizoni, ju nuk mund ta pranoni,” tha ai. Kina është partneri më i madh tregtar i Koresë së Veriut dhe një aleat i madh, por thotë se është e angazhuar për sanksionet e OKB-së dhe argumenton se roli i saj tek Koreja e Veriut është mbivlerësuar.
Përgatiti: AlpeNews.al