Kjo pamje e presidentit të SHBA-ve Donald Trump ka marrë vëmendjen e mediave të huaja.
Fotoreporteri nga Washington, Tom Brenner, kapi një foto të Trump, ndërsa ai po hipte në Air Force One në California të martën.
Era hapi xhaketën e kostumit të Trumpit, ndërsa ky i fundit po ngjitej në shkallët e avionit. Në këtë moment zbulohet në xhepin e pasmë ajo që dukej se ishte një 20- dollarësh.
Ndërkohë, për të shuar kureshtjen e gazetarëve, Trump ka dhënë sqarime. Presidenti amerikan, u tha gazetarëve se ai nuk mban portofol dhe ”se ka kohë të gjatë që nuk mban kartë krediti” dhe në vend të kësaj mban para cash në xhepin e pasëm.
“Më pëlqen të mbaj diçka të vogël. Më pëlqen të jap bakshish për hotelin. Unë po ju them, mbase presidenti nuk supozohet ta bëjë atë, por më pëlqen të lë një bakshish për hotelin.”
Unë e bëj! Unë e bëj!”, u përgjigj Trump, duke nxjerrë një grumbull parash nga xhepi i pasmë i pantallonave.