Donald Trump anuloi vizitën e tij të shkurtit në Britaninë e Madhe.
Arsyeja shumë e thjeshtë: “Unë nuk kam besim se do të mirëpritem në Londër”.
E kështu në vazhdën e arsyes së Trumpit për të anuluar vizitën e tij në Britani, shumë prej ekspertëve të pasurive të paluajtshme kanë folur lidhur me ndërtesën e Ambasadës së SHBA-ve në Londër.
Një investim plot 1 milion dollarësh godina e Ambasadës së SHBA-ve në Londër është një prej shumë ndërtesave që cilësohet nga më të mirat.
Por Trump dy ditët e fundit në “twittet” e tij e ka quajtur këtë investim si “marrëveshje e gabuar” mes dy vendeve.
Madje një lajm i keq edhe për situatën mes dy vendeve SHBA-Britani e Madhe është se me shumë gjasa Trump do të anulojë edhe investimin e Ambasadës së SHBA-ve që do të ndërtohej në Battersea.
Kjo mund të jetë një arsye se përse Trump anuloi edhe takimin e tij në shkurt me Theresa May në Londër.
Përgatiti: AlpeNews.al



