• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Trump i zemëruar/ Avokati i tij tani ka nevojë për avokat
Home
Nderkombetare

Trump i zemëruar/ Avokati i tij tani ka nevojë për avokat

10 April, 2018 Redaktor2 Botë, Nderkombetare

FBI kontrolloi zyrën e avokatit të Trumpit lidhur me aferën e shumëpërfolur me pornostarin Stormy Daniels, e që shihet si kthesë interesante në këtë çështje. Michael Cohen është avokati personal i presidentit amerikan.

Ideja erdhi me sa duket nga i ngarkuari i posaçëm për hetimet mbi përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet presidencuale amerikane, Robert Mueller. Ai po heton, nëse ka pasur ujdi të fshehta mes Rusisë dhe ekipit të Trumpit gjatë fushatës presidenciale amerikane. Por nëpunësit e FBi-së u interesuan për diçka tjetër, për aferën e Trumpit me pornostarin, Stormy Daniels.

Sipas informacioneve të “Washington Post” hetuesit kanë marrë dokumente, që lidhen me pagesën që Cohen i ka ofruar pornostarit, rreth 130.000 dollarë. Pagesa u bë pak para zgjedhjeve presidenciale në kuadër të një marrëveshjeje mospërmendjeje. Por Stormy Daniels e quan marrëveshjen të pavlefshme dhe ka ngritur padi.

Avokati ka nevojë për avokat

Trump mohon të ketë pasur dijeni për këtë pagesë. Kontrollin e zyrës së avokatit personal të tij, ai e cilësoi si “turp”. Me këtë është arritur “një nivel tjetër padrejtësie”, u ankua Trump para gazetarëve. Zyra e Trumpit ka hedhur poshtë se Trump ka pasur aferë seksuale me pornostarin.

Tani avokati i presidentit amerikan, Michael Cohen ka nevojë për avokat. E ai është Stephen Ryan, i cili e cilësoi aksionin si “të papërshtatshëm dhe panevojshëm”. Vërtet kontrollet e zyrës së avokatëve janë veçanërisht të pazakonta, sepse komunikimi mes përfaqësuesve të ligjit dhe klientëve të tyre mbrohet mirë nga e drejta amerikane.

Hetuesit e FBI-së kanë konfiskuar edhe dokumente të tjerë si dokumente tatimesh. Cohen ka kooperuar me të gjitha instancat dhe ka lejuar të pyetet nën betim në kongresin amerikan, ka thënë avokati i tij. Kontrolli i FBI-së ka bërë që të merret material sensibël dhe i mirëmbrojtur, që i nënshtrohet marrëdhënies së besimit mes avokatit dhe mandantit të tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Apple njofton se nesër do të hedhë në treg iPhone 8 në ngjyrë të kuqe
Previous article Dëshmia në Kongres, SHTATE mënyrat me të cilat Zuckerberg do të mbrohet

Redaktor2

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT