Përveç porosive që tha atje, vizita e presidentit amerikan Donald Trump në Japoni, ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave edhe për “gafat” që ai ka bërë atje.
Sipas mediave të huaja presidenti amerikan, përveçse nuk u përkul para perandorit Akihito, Trump e “harroi” edhe bashkëshorten e tij në veturë.
Ndonëse përkulja është një shenjë e respektit në Japoni, presidentët e SHBA-ve në takimet zyrtare prandaj ballafaqohen me kritika për ta bërë këtë gjë në mënyrë më të dallueshme.
Megjithatë, në vitin 1994, Bill Clinton u përkul në vizitën e perandorit japonez në Shtëpinë e Bardhë.
Shembulli i tij është ndjekur dhe Barack Obama i cili gjatë vizitës së tij në Japoni në vitin 2009, u përkul para perandorit, por ai në të njëjtën kohë edhe mbajti dorën e tij.
Gjithashtu, në pah është vënë edhe momenti kur Trump “harron” edhe një herë gruan e tij Melania, derisa doli nga vetura.


