Amy Klobuchar, një senatore e Minesotas, shpalli kandidaturën e saj për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në SHBA.
Demokratja shpreson se politikat e saj të moderuara do e ndihmojnë për të fituar nominimin.
58-vjeçarja u bë gruaja e pestë që shpall kandidaturën për zgjedhjet presidenciale.
Demokratët shpresojnë se do rrëzojnë zotin Trump nga froni presidencial.
Madje Elizabeth Warren, senatorja që ka shpallur kandidaturën e saj, thotë se Trump do jetë në burg ditën e zgjedhjeve.
“Trump nuk do jetë President në vitin 2020. Madje mund të mos jetë as njeri i lirë”, tha ajo në ditën e parë të fushatës.