• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRUMP BLINDON INDINË/ Marrëveshje ushtarake për t’i shitur helikopterë dhe pajisje amerikane
Home
Nderkombetare

TRUMP BLINDON INDINË/ Marrëveshje ushtarake për t’i shitur helikopterë dhe pajisje amerikane

25 February, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Gjatë vizitës së tij në Indi të hënën, Presidenti Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara do të nënshkruajnë një marrëveshje për t’i shitur ushtrisë së Indisë helikopterë amerikanë dhe pajisje të tjera ushtarake.

Presidenti Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump mbërritën në qytetin Ahmedabad, ku u pritën nga kryeministri indian Narendra Modi.

Më vonë, të dy udhëheqësit shkuan në stadiumin më të madh në botë të kriketit, ku ishin mbledhur më shumë se 100 mijë njerëz për të përshëndetur Presidentin Trump.

Presidenti Trump filloi fjalimin me përshëndetjen indiane “Namaste”, që do të thotë përkulem para jush, dhe tha se India “gjithmonë do të ketë një hapësirë të veçantë në zemrat tona”.

Ai vlerësoi Modin, marrëdhënien mes Shteteve të Bashkuara dhe Indisë dhe tha se kishte plane për një marrëveshje tregtare mes dy vendeve.

“Jam i kënaqur t’ju njoftoj se nesër përfaqësuesit tanë do të nënshkruajnë një marrëveshje për tui shitur forcave të armatosura indiane helikopterë ushtarakë më të sofistikuar dhe pajisje të tjera me vlerë mbi tre miliardë dollarë.”

Presidenti Trump dhe zonja e parë më vonë shkuan në Agra, ku vizituan pallatin e njohur të Taj Mahal-it, si pjesë e qëndrimit së tyre 36-orësh në Indi.

Megjithëse foli me optimizëm për një marrëveshje tregtare, Presidenti Trump kishte thënë përpara vizitës se një marrëveshje e re e madhe për tregtinë midis dy vendeve nuk do të jetë pjesë e kësaj vizite. Në fjalimin e tij, Kryeministri Modi përdori nota optimiste në lidhje me një marrëveshje të mundshme tregtare, duke thënë se lidhjet po zgjerohen në sfera të ndryshme, duke filluar nga mbrojtja, sektori i energjisë dhe teknologjia e informacionit, dhe se një Indi në ringjallje do të paraqiste mundësi të reja për Shtetet e Bashkuara.

Zoti Modi përshëndeti vizitën e Presidentit Trump duke thënë se ajo shënon një kapitull të ri midis dy vendeve. “Marrëdhëniet Indi-SHBA nuk janë më thjesht një partneritet i zakonshëm. Ato janë shumë më të mëdha dhe më të ngushta”, tha ai.

/VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “PO BËJMË GJITHÇKA SIPAS PLANIT”/ Rama reagon për koronavirusin: Nuk luftohet me politikë, as me frikë e panik!
Previous article "ASNJË RAST ME KORONAVIRUS"/ Najada Çomo: Shqipëria ka marrë të gjitha masat, kemi kapacitetet e duhura

Delo.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në (por shumë e ekspozuar) Botë

ANALIZA: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në (por shumë e ekspozuar)

15 MIJË DOLLARË PËR ÇDO USHTAR AMERIKAN/ Oferta e pazakontë e Polonisë për SHBA-të Botë

15 MIJË DOLLARË PËR ÇDO USHTAR AMERIKAN/ Oferta e pazakontë e Polonisë për SHBA-të

PARALAJMËRON ZELENSKY: Rusia ka zgjeruar sulmet për të goditur qendrat e të dhënave të Ukrainës Botë

PARALAJMËRON ZELENSKY: Rusia ka zgjeruar sulmet për të goditur qendrat e të dhënave të Ukrainës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT