• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRAFIKIM DROGE/ SHBA-ja akuzon Maduron për narko-terrorizëm
Home
Nderkombetare

TRAFIKIM DROGE/ SHBA-ja akuzon Maduron për narko-terrorizëm

26 March, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar presidentin e kontestuar të Venezuelës, Nicolas Maduro dhe zyrtarë tjerë të lartë shtetërorë për vepra penale që lidhen me trafikim të drogës.

Ky hap, që do të rrisë tensionet në mes të të dyja kombeve, është bërë i ditur nga Prokurori i Përgjithshëm amerikan, William Barr.

Shtetet e Bashkuara po ashtu kanë ofruar 15 milionë dollarë shpërblim për të gjithë ata që ofrojnë informacione që mund të kontribuojnë në arrestimin e Maduros.

Maduro është akuzuar për kohë të gjatë për udhëheqje të një regjimi brutal, ndonëse ai ka kundërshtuar vazhdimisht një gjë të tillë.

Uashingtoni përkrah liderin e opozitës, Juan Guaidó, i cili vitin e kaluar e ka shpallur veten president të përkohshëm.

Sikurse Maduron, Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar edhe katër zyrtarë të lartë të Venezuelës, duke përfshirë shefin për drejtësi të këtij shteti.

“Populli i Venezuelës meriton një qeveri transparente, të përgjegjshme dhe përfaqësuese, që u shërben nevojave të njerëzve dhe që nuk përfshohet në trafikim illegal të narkotikëve”, ka thënë Departamenti amerikan i Shtetit përmes një deklarate.

“Këta individë kanë shkelur besimin publik duke lehtësuar procesin e bartjes së narkotikëve nga Venezuela, duke përfshirë kontrollin nëpër aeroplane që largohen nga baza ajrore e Venezuelës”, është thënë mes tjerash në deklaratë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Picula: Strategjia e BE-së kundër pandemisë, nuk është e plotë pa Ballkanin
Previous article KORONAVIRUSI/ 2 të vdekur në Kroaci dhe 481 të infektuar nga COVID-19

k.autor

Postime të ngjashme

NDËRTIMI I ANIJEVE KOZMIKE/ Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special Botë

NDËRTIMI I ANIJEVE KOZMIKE/ Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

“KONTROLL, KËRCËNIME DHE ABUZIM PSIKOLOGJIK”/ Ish-asistentja rrëfen jetën brenda rrethit të Jeffrey Epstein Botë

“KONTROLL, KËRCËNIME DHE ABUZIM PSIKOLOGJIK”/ Ish-asistentja rrëfen jetën brenda rrethit të Jeffrey Epstein

SULMET IRANIANE GODASIN IRANIN/ Shpërthejnë zjarre në centrale energjie, plagosen zjarrfikësit Botë

SULMET IRANIANE GODASIN IRANIN/ Shpërthejnë zjarre në centrale energjie, plagosen zjarrfikësit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT