• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRONDITI ELBASANIN/ Në pallatin e Lefterit: Ai e rrihte, ishte xheloz. I kishin zbuar edhe nga një lagje tjetër e…
Home
Breaking News

TRONDITI ELBASANIN/ Në pallatin e Lefterit: Ai e rrihte, ishte xheloz. I kishin zbuar edhe nga një lagje tjetër e…

27 September, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Shtëpia e bërë shoshë nga plumbat është vulosur me shiritë nga policia. Aty u kthye vetëm një moment Floresha, bashkëjetuese e viktimës e cila pasi mori pakogjë, sende personale, u largua sëbashku me të bijën. Në banesën ku për pesë orë me radhë 71-vjeçari Lefter Zhidru kërcënoi i armatosur, nuk ka shkuar ende as pronari i banesës D.K që e dha hyrjen me qera 11 vjet më parë. Zërat e fëmijëve poshtë pallatit numër 576/1 dëgjohen teksa qeshin e bëjnë potere: “Po sikur të shpiket një lojë “Lefteri Home” dhe të dalë ai me kallash?”. Njëri prej tyre imiton me një shkop fshese, sikur të kishte armë në dorë.

Por arma e Lefter Zhidrut nuk ishte lodër dhe as tritoli i paketuar. Për fqinjët e 71-vjeçarit sjellja e plakut nuk ishte aspak suprizë. “Erdhën me qera në 2009. Që nga ajo kohë, në atë shtëpi kishte vetëm grindje. Ai e rrihte, ishte xheloz. Ndonjëherë Floresha mbyllej me javë dhe nuk dilte. Kur dilte, shikonim shenjat e saj”, shprehet një nga fqinjet për Gazetën “Si”. Sipas saj, “çifti ishin të dy të çuditshëm”.

Brenda banesës

“Ata shaheshin, bërtisnin. Përherë e më rrallë dilnin nga shtëpia. Gjatë pandemisë, Lefteri rralloi daljet, ndërsa e shoqja zbriste ose për të çuar vajzën në shkollë ose kur blinte ushqime. Nuk e di me çfarë jetonin, me çfarë të ardhurash, por ata ishin problem për ne. Policia ishte vënë në dijeni”, shton një tjetër fqinje. Gjendja sipas komshinjve ishte bërë e padurueshme dy vite më parë, kur i moshuari mbante gjysmë të hapur derën e shtëpisë dhe qëndronte në errësirë me një levë në dorë. Kështu e mbajnë mend fqinjët, të cilët kur kuptuan se çifti grindej pasi gruaja dilte shpesh, ata i përshëndesnin përherë e më rrallë nga frika e një konflikti të mundshëm. “Para pak muajsh ata shitën disa hekurishte që i mbanin në ballkon prej kohësh, ata jetonin në kushte të vështira”, tregon shitësja e lagjes sipas të cilës gjendja mendore e të dyve u rëndua nga problemet ekonomike që po hasnin dhe nga xhelozia e Lefterit që dyshonte se gruaja po e tradhëtonte.

Dera e banesës

Megjithatë njëri prej fqinjëve nuk iu shmang dot dhe një ditë u gjend përballë të moshuarit që nga ballkoni i bërtiti të largohej nga makina e tij. “U habita, i thashë që jam në rrugë, s’kam punë me makinën tënde dhe pastaj u zumë”, thotë fqinji për Gazetën “Si”. Ajo çka pasoi ishte ankesa në polici nga të dyja palët që akuzuan njëra-tjetrën për kanosje. Policia nuk shkoi ansjëherë për kontroll në shtëpinë e të moshuarit, që përpara tyre sillej mirë, ndonëse fqinjët ankoheshin për çiftin agresiv. Nga kërkimet e tyre, fqinjët kishin zbuluar se i moshuari dhe partnerja e tij 45-vjeçare kishin jetuar edhe në një lagje tjetër në Elbasan, në lagjen “5 Maji” dhe pas konflikteve fqinjët e mëparshëm i kishin larguar prej andej.

Dita e fundit…

Derë e fqinjit, e goditur nga breshëritë e plumbave

“Ajo doli zbathur sëbashku me vajzën, një fëmijë i urtë”, thotë për Floreshën fqinja e parë. Gruaja thotë se dëgjoi të bërtiturat e Lefterit që e urdhëroi: “Përjashta!”. “U habita – rrëfen e moshuara – ishte hera e parë që e nxorri nga shtëpia”. Banorët panë brenda pak minutash se si forcat Shqiponja trokitën për ta marrë në polici të moshuarin për sqarim dhe ai u përgjigj me breshëri automatiku që bënë shoshë derën e shtëpisë ku ai jetojte dhe derën e komshinjve ngjitur. “I shikon këto shenjat në murin e katit të tretë? Ai doli dhe iu vu policëve pas duke i qëlluar ndaj dhe ata u ngjitën nga kati i dytë në të katërtin ku dhe shpëtuan”, shpjegon për Gazetën “Si” një tjetër banor i lagjes “11 nëntori” të Elbasanit.

Shenja të plumbave brenda banesës

Dhe ndërsa Lefter Zhudri, i vrarë nga policia pas pesë orë negociatash, u varros në fshatin e tij në Xarrë, partnerja e tij është kthyer tek të afërmit. Policia i thotë Gazetës “Si” se do ta rithërrasë për të dhënë shpjegime shtesë, se përse çifti u grind dhe përse ajo nuk tregoi që në banesën e tyre i moshuari mbante fshehur një arsenal armësh dhe lëndësh plasëse.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LAZIO "PESHKON" NË PREMIER LEAGUE/ Tare nis bisedimet për mesfushorin e Manchester United...
Previous article ARMENIA SULMON GAZETARËT TURQ/ Si shpëtuan nga sulmi në momentin e fundit (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

14 VATRA ZJARRI NË 10 ORË/ 7 vijojnë të jenë aktive! Ja ku është situata më kritike Aktualitet

14 VATRA ZJARRI NË 10 ORË/ 7 vijojnë të jenë aktive! Ja ku është situata më kritike

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit Aktualitet

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT