Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Vlorë-Fier ku raportohet për vrasje me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një karburanti në zonën e Novoselës.
Viktima nuk është identifikuar ende, ndërsa edhe rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta.


