y makina janë djegur gjatë natës në Vlorë, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se gjithcka është e qëllimshme. Makinat e djegura janë një ‘Benz’ me targë AA 250 JG dhe një furgon. Dyshohet se zjarri i është vendosur ‘Benz’-it, ndërsa më pas flakët kanë përfshirë edhe furgonin që ka qenë ngjitur. Report Tv ka siguruar pamjet ekskluzive të ‘Benz’-it që është djegur dhe të furgonit ngjitur.



