Një sasi eksplozivi shpërtheu gjatë natës së kaluar në një bankomat të një prej bankave të nivelit të dytë në Urën Vajgurore. E ndërsa nga shpërthimi nuk ka të lënduar, autorët kanë grabitur paratë që ndodheshin në bankomat.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe prangosjen e autorëve. Grupi hetimor po shqyrtohen kamerat e sigurisë.


