Një 18-vjeçar është vrarë pas një sherri mes 2 grupe të rinjsh në zonën e Shkozës në kryeqytet, mbrëmjen e sotme (31 mars) rreth orës 21:50. Viktimë ka mbetur Aurelio Dervishi, i cili nga përplasja fizike me thika, ka mbetur fillimisht i plagosur rëndë dhe ndërroi jetë rrugës për në spital.
Pas një konflikti të çastit mes tyre, thotë policia, ata kanë zbritur nga mjetet dhe janë përleshur me thika mes tyre. Policia po punon për kapjen e autorëve të dyshuar.
Më datë 31.03.2024, rreth orës 21:50, tek rrethi i Shkozës, si pasojë e një konflikti të çastit mes disa shtetasve që lëviznin me dy automjete, (të cilët më pas janë konfliktuar fizikisht me mjete prerëse), është goditur me mjet prerës shtetasi A. D., 18 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.
Në makinën e autorëve tip Volkswagen Tiguan, ngjyrë gri, që janë në kërkim dyshohet se janë 5 persona.


