Një vrasje e trefishtë me armë zjarri ka ndodhur pak çaste më parë në zonën e Unazës së Re në rrugën Kristaq Mone.
Gjatë një konflikti, dhëndri ka vrarë vjehrrin, vjehrrën dhe më pas veten.
Në momentin e mbërritjes së policisë në vendin e ngjarjes, ka gjetur autorin me armën e krimit në dorë.
Ende nuk dihen detaje lidhur me krimin e ndodhur apo mbi identitetin e viktimave dhe autorit.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur situatën.