• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRONDITET SUEDIA/ Sulm me armë në Uppsala, tre viktima dhe disa të plagosur
Home
Nderkombetare

TRONDITET SUEDIA/ Sulm me armë në Uppsala, tre viktima dhe disa të plagosur

29 April, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Suedia është tronditur nga të shtëna me armë zjarri që janë regjistruar në qendër të Uppsalës, një qytet universitar, rreth 70 km në veri të Stokholmit.

Alarmi u dha pak pas orës 5 pasdite pas disa raportimeve dhe një operacion i madh policor është duke u zhvilluar aktualisht në vendngjarje. Dëshmitarët që folën për Sveriges Radio, thanë se dëgjuan të shtëna me armë zjarri, të paktën gjashtë herë. Ngjarja ka ndodhur pranë një berberhaneje në një shesh qendror, jo shumë larg stacionit të trenit.

Mediat lokale raportuan se disa ambulanca ishin në vendngjarje dhe policia konfirmoi se ka persona të plagosur, megjithëse detajet për gjendjen e tyre nuk dihen ende.

Burime të tjera, në mediat sociale dhe disa stacione radiofonike lokale, flasin për disa të vrarë, të paktën tre.

I gjithë transporti publik në zonë është bllokuar përkohësisht. Sipas informacionit të dhënë gazetës Aftonbladet, policia po ndjek autorin e dyshuar, i cili u largua nga vendi i ngjarjes me një skuter elektrik, në Uppsala-n qendrore.

Një helikopter policie është ngritur gjithashtu në zonë. Ngjarja vjen rreth tre muaj pas një sulmi me armë të ndodhur në muajin shkurt, ku një person hyri në kampusin Risbergska në Örebro, pranë Stokholmit, duke vrarë 10 persona përpara se të kryente vetëvrasje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "VOTA IME DHE E FAMILJES KURRË MË PARË PËR METËN"/ Basha komentuesit: Sakrifica e demokratëve s'mund të përdoret për...
Previous article TAKIM ME VJOSA OSMANIN/ Ali Ahmeti: Shqiptarët në RMV po përballen me një ofensivë të rrezikshme

s.autor

Postime të ngjashme

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur Botë

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT